• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Arrestohet Goran Haxhiq!
e Mërkurë, 20 Korrik 2011 10:29

goran_haxhiqBeograd
- I akuzuari nga Gjykata e Hagës për krime lufte, Goran Haxhiq, është arrestuar mëngjesin e sotëm, në afërsi të fshatit Krushedol, në Frushkagorë të Serbisë.
Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, e ka konfirmuar lajmin për arrestimin e Haxhiqit, duke i përgëzuar publikisht pjesëtarët e forcave të rendit në Serbi për, siç tha, punën efikase që kanë bërë ata në hetimin e vendndodhjes dhe arrestimin e të arratisurit të fundit, që kur gjykata e Hagës lëshoi fletarrestimin për të.
Tribunali i Hagës e akuzon atë për vrasjen e qindra civilëve kroatë dhe për dëbim të dhunshëm të rreth 28 mijë kroatëve dhe jo-serbëve të tjerë, gjatë luftës në Kroaci, në periudhën 1991-1995. Pas arrestimit të ish-komandantit të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq, më 26 maj të këtij viti, Haxhiq ishte i arratisuri i fundit serb, që nga Gjykata e Kombeve të Bashkuara akuzohet për krime lufte. Arrestimi i të akuzuarve për krime lufte, është kusht për Serbinë që t'i bashkohet familjes evropiane.
Ish- kryetarin e të ashtuquajturës “Republika e Krahinës serbe” në Kroaci, Tribunali i Hagës e ngarkon me 14 pika, ndër të cilat janë edhe “krimi ndaj njerëzimit” dhe “shkelja e ligjeve të luftës”. Gjykata e Hagës thotë se Haxhiq ka pasur kontroll të plotë ndaj pjesëtarëve të milicisë serbe dhe forcave të mbrojtjes kombëtare serbe në ish krahinat e vetëshpallura nga serbët si territore të tyre.
 
 
Share