• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Dragashi e përkrah vendimin e Qeverisë!

policia_specialeDragash
- Banorët e komunës së Dragashit po i përcjellin me vëmendje ngjarjet e fundit në pikat doganore 1 dhe 31, duke shprehur përkrahje të pa rezervë për aksionin e policisë.
Nga kontaktet me shumë qytetarë dhe zyrtarë, vërehet se të gjithë e përkrahin vendimin e qeverisë së Kosovës për marrjen e këtyre pikave doganore. Ata thonë se ky vendim, ndonëse i vonuar, është i drejtë dhe assesi nuk do të duhej të ndodhë një kthim mbrapa, aq më tepër kur një pjesëtar i rendit e pagoi me jetë këtë aksion.
Pas publikimit të lajmit se, mbrëmë ka ndërruar jetë pjesëtari i forcave speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, banorët e kësaj komune shprehin ngushëllime për familjen e tij, duke mos e fshehur indinjatën për këtë akt, siç e quajnë, kriminel të serbëve. Popullata e Dragashit mendon se, pavarësisht presioneve që po bëhen nga një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare, për tërheqjen e policisë së Kosovës nga pikat doganore, Qeveria kurrsesi nuk duhet ta ndryshojë vendimin e saj.
Ndërkohë, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka konfirmuar se është arritur marrëveshja me KFOR-in për tërheqjen e njësive speciale nga pika 1 dhe 31 në veri, duke e arsyetuar këtë veprim me faktin se njësia speciale, tashmë ka kryer misionin e saj. “Njësia speciale e ka kryer misionin e vet, i cili ishte kthimi i ligjshmërisë në pikën 1 dhe 31”, ka thënë Rexhepi, për të shtuar se në këto pika doganore do të vendosen policia, e përbërë nga serbë dhe shqiptarë, si dhe doganierët, gjithashtu serb dhe shqiptar. Rexhepi ka thënë se policia dhe doganierët do të asistohen nga KFOR-i, ngase, sipas tij, ky mision është përgjegjës për sigurinë në vend. Ministri i Brendshëm ka njoftuar se, fillimisht, policia dhe doganierët do të dërgohen në pikat kufitare me helikopter, derisa të përmirësohet gjendja në veri. Poashtu, Rexhepi ka thënë se është dhënë një ide që policët dhe doganierët të punojnë me orar 24 orësh. Nga ana tjetër, mediat serbe raportojnë se rrugët në Leposaviq dhe Zubin Potok, ende vazhdojnë të jenë të bllokuara.
 
 
Share