• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Digjen objektet kufitare në Jarinë!
e Mërkurë, 27 Korrik 2011 19:19

kufiri_flakaMitrovicë
- Në vendkalimin kufitar “Jarinë”, në veri të Kosovës, rreth orës 19:00 ka eskaluar një incident, ku disa dhjetëra serbë ia kanë vënë flakën objekteve në këtë vendkalim kufitar me Serbinë fqinje.
Në këtë tollovi janë dëgjuar edhe të shtëna armësh, ndërsa vëzhgimi i gjithë kësaj situate po bëhet nga ajri, ku duken helikopterët e KFOR-it duke u sjellë rreth e rrotull.
Gazetarët po evakuohen nga ky lokacion, sepse grupe serbësh, të maskuar, po thyejnë çfarë po arrijnë në objektet e doganës. Disa të tjerë po gjuajnë me koktej molotovi, gurë dhe gjësende të tjera të forta. Koktej molotovi është hedhur edhe në objektet e KFOR-it, ku është dëgjuar dhe një eksplodim i fuqishëm dhe më pas edhe të shtëna armësh. Mediat serbe njoftojnë se demolomi i objektit në këtë vendkalim kufitar, po bëhet edhe me anë të një ekskavatori. Aktualisht, në këtë doganë vërehet vetëm tymi dhe flaka, ndërsa rreth e rrotull vërehen qindra serbë. Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë ka njoftuar se janë sulmuar helikopterët e tyre, të cilët shërbejnë në kuadër të KFOR-it. “Serbët e Kosovës kanë shtënë nga toka në dy helikopterë kroat, por që nuk ka pasur të lënduar”, bën të ditur Televizioni publik kroat. Mësohet se helikopterët i përkasin trupave ajrore kroate, të cilët po transportonin policë kosovarë në këtë pikë doganore.
Në përbërje të KFOR-it, kontingjenti kroat ka dy helikopterë, tri ekipe pilotësh, si dhe ekipin teknik të aviacionit. Gjithsejtë, Kroacia ka 20 ushtarë në kuadër të KFOR-it.
Kjo është djegia a e dytë e kësaj pike kufitare, herën e parë serbët e dogjën pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Aktualisht, mësohet se pika 1 e doganave të Kosovës është jashtë funksionit, përderisa komandanti i KFOR-it, Erhar Buehler, më herët kishte deklaruar se nga kjo pikë kufitare pjesëtaret e njësisë speciale të Policisë së Kosovës janë tërhequr dhe se në të ndodhen vetëm policë serbë.
 
 
Share