• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Varrezat e Dëshmorëve, të papërfunduara!

varrezat_vizitaDragash
- Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve, në hyrje të Dragashit, i filluar së ndërtuari në vitin e parë të pasluftës, ende nuk është përfunduar, ndonëse kanë kaluar 12 vjet që nga përfundimi i luftës. Ky fakt, jo vetëm që po i brengos familjet e dëshmorëve dhe veteranët e luftës, por edhe ndërgjegjen e qytetarëve të kësaj ane po e ngacmon. Shumica e qytetarëve, madje kanë kontribuar materialisht në ngritjen e këtij kompleksi, duke e ndërtuar lapidarin, varret e dëshmorëve, si dhe kubëzimin e një pjese të sipërfaqes së kompleksit.
Për të gjitha këto, gjatë viteve 2002-2003 qytetarët patën tubuar rreth 15 mijë euro, ndërsa në fazën e dytë edhe 15 mijë të tjera. Por, me kalimin e kohës, gatishmëria e qytetarëve për të kontribuar në këtë projekt, sikur është zbehur. Nga ana tjetër, buxheti i Komunës është mjaft i limituar që ky projekt, jo edhe aq i lirë, të përfundohej. Galip Skeraj, kryetar i OVL të UÇK-së, ka bërë të ditur se, jo vetëm ai dhe organizata të cilën e përfaqëson, por asnjë qytetar i kësaj komune nuk ndjehet mirë, për faktin se ky kompleks ende nuk është përfunduar. Sipas tij, me kërkesën e OVL të UÇK-së, para dy vitesh ishin investuar afërsisht dhjetë mijë euro shtesë për rregullimin e shkallëve, nga rruga kryesore deri tek lapidari, por që ende ka mjaft punë për tu kryer. “Ende ka mjaft për tu bërë, deri në realizimin e tërësishëm të këtij projekti. Nga Komuna na janë premtuar edhe 8 mijë euro, me të cilat planifikojmë të bëjmë rrethimin e tërësishëm të kompleksit. Njëkohësisht, ende kanë mbetur për t’u kryer edhe disa punë të tjera në mënyrë që të realizohet tërësisht ky projekt. Është koha e fundit për tu rrumbullakuar ky projekt, pas gjithë këtyre viteve, qysh se ka filluar ndërtimi i tij”, ka thënë Skeraj.
 
 
Share