• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Filmi, ku serbët janë trafikantë organesh!
e Premte, 29 Korrik 2011 10:35

trafikantet_serbBeograd, 29 korrik 2011
 - Shqiptarët e Kosovës e kanë financuar xhirimin e një filmi, i cili ka të bëj me tre serbë që kidnapojnë dhe vrasin njerëz, për t’ua marrë organet e tyre, të cilat më pas i shesin, shkruan e përditshmja beogradase “Novosti”.
Filmi “Të robëruarit” është shfaqur në tetor të vitit të kaluar, vetëm një muaj para se raportuesi i Këshillit të Evropës, Dik Marti, ta publikonte raportin e tij, mbi tregtinë me organe të njerëzve, ku si kriminelë i bën shqiptarët ndërsa viktima të këtij trafikimi, serbët.
Sipas kësaj gazete serbe, rolet kryesore në këtë film i luajnë, një motër medicinale franceze, me emrin Kerol, dhe dy kolegë të saj. Kur këta përgatiten për tu larguar nga Kosova, në një rrugë malore i kidnapojnë tre meshkuj të maskuar dhe i qojnë në një shtëpi-kasaphane, e izoluar në një fshat të thellë malor. Kjo shtëpi i ngjason asaj, që Dik Marti e ka quajtur “Shtëpia e verdhë”, fotografi kjo që ka qarkulluar tashmë krejt botën. Sipas këtij skenari, xhelatët serbë ishin Zorani dhe një shok i tij, të cilët posedonin një “varrezë automobilash”, ku edhe riparonin automjetet e ushtarëve amerikanë, të stacionuar në Kosovë.
Sipas këtij filmi, të cilin e përshkruan “Novosti”, në bodrumin e errët të kësaj shtëpie familjare, ndodhen disa dhoma të vogla, ku mbaheshin të zënët rob dhe në fund të korridorit edhe “kasaphana”, ndërkohë që kishte pandërprerë ndriçim. Në muret e ftohta, ngjyrë hiri, varej një telefon, i cili cingëron pa ndërprerë, duke paralajmëruar vrasjen e ndonjërit nga të burgosurit në këtë shtëpi. Siç shfaqet në film, në telefon përgjigjej ekskluzivisht një mjek, i veshur me të bardha, por nganjëherë edhe me uniformën tradicionale të kirurgut, ngjyrë të gjelbër dhe të përgjakur, që kuptohej se ai sapo kishte kryer operacionin e radhës. Shikimi i këtij mjeku dukej i ftohtë dhe, siç e përshkruan kjo gazetë serbe filmin, ai flet me një serbishte të kapluar nga dialekti i gjuhës shqipe.
Gazeta “Novosti” e përshkruan filmin, si tejet joprofesional, kur shfaqet skena e radhës në “sallën e operacionit”, me viktimën Kerol. Në tavolinë ende ndodhej një trup i masakruar njeriu. Zorani e hedh në tokë atë trup dhe e shtrinë Kerolin. Në një çast, kur Kerol mbetet vetëm, arrin t’i liroj duart dhe më pas e mbyt mjekun, me një brisk operacioni. Ajo e liron edhe kolegun që ende ishte gjallë dhe bashkë me të ia dalin që të ikin.
Gazeta beogradase citon prokurorin serb për krime lufte, Vladimir Vukçeviqin, të ketë thënë se ky film është një vepër që i mahit “viktimat serbe”, të cilat i ka përshkruar në raportin e tij, Dik Marti. “Ky është një tentim për ta ndryshuar të vërtetën. Ky është një ndryshim tezash, një muaj para se Dik Marti ta zbardhte raportin e tij. Duhet të zbulohen ata që e kanë sajuar këtë film. Nuk e kuptoj pse është pasqyruar kaq trishtueshëm kjo ngjarje, kur dihet se e vërteta është krejtësisht ndryshe”, citon Vukçeviqin gazeta beogradase, e cila e përfundon artikullin e saj me njoftimin se, në fillim të filmit, në gjuhën frënge shkruan se “filmi është bazuar në ngjarjet e vërteta”.
Serbët: Bernard Kushner e financoi filmin!
Serbët kanë reaguar ndaj këtij filmi artistik francez "Captifs" (Të robëruarit), i cili i portretizon ata si trafikantë organesh. Reagimi i serbëve ka shkuar aq larg, sa që kanë akuzuar edhe kryeadministratorin e parë të UNMIK-ut në Kosovës, francezin Bernard Kushner, se ka ndihmuar në financimin e filmit. “Ky film, në masën më të madhe është financuar nga shqiptarët. Por, është e mundur që edhe Bernard Kushner ta ketë ndihmuar atë”, shkruan e përditshmja serbe "Kurir".
Filmi në fjalë i përket zhanrit horror, ku serbët prezantohet duke bërë transplatimin e organeve të nxjerra nga shqiptarët. Por, në fil prezantohet edhe infermierja Carole (Karol), e cila përfundon misionin e saj në Ballkan, por që, së bashku me dy kolegë të saj, ajo kidnapohet.
 
Serbët: Bernard Kushner e financoi filmin!

Serbët kanë reaguar ndaj këtij filmi artistik francez "Captifs" (Të robëruarit), i cili i portretizon ata si trafikantë organesh. Reagimi i serbëve ka shkuar aq larg, sa që kanë akuzuar edhe kryeadministratorin e parë të UNMIK-ut në Kosovës, francezin Bernard Kushner, se ka ndihmuar në financimin e filmit. “Ky film, në masën më të madhe është financuar nga shqiptarët. Por, është e mundur që edhe Bernard Kushner ta ketë ndihmuar atë”, shkruan e përditshmja serbe "Kurir".
Filmi në fjalë i përket zhanrit horror, ku serbët prezantohet duke bërë transplatimin e organeve të nxjerra nga shqiptarët. Por, në fil prezantohet edhe infermierja Carole (Karol), e cila përfundon misionin e saj në Ballkan, por që, së bashku me dy kolegë të saj, ajo kidnapohet. Kjo e përditshme beogradase e ka quajtur monstrum dhe shpifje të madhe këtë film, duke potencuar në artikullin e saj se shqiptarët iu kanë dhënë para francezëve për t’i portretizuar serbët si kriminelë dhe si njerëz që marrin organe të njerëzve dhe i shesin. Madje, për këtë film është prononcuar edhe Prokuroria e krimeve të luftës në Serbi, të cilët kanë shprehur bindjen se ky është një film propagandistik. Ata iu kanë dërguar një letër autoriteteve përkatëse - Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme franceze, duke kërkuar zbardhjen e autorëve dhe financuesve të këtij filmi, i cili pritet të shfaqet në kinema, gjatë muajit tetor.
 

Share