• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Në Dragash vazhdojnë korrje-shirjet!

korrjetDragash
- Fushata e korrje shirjeve në Kosovë është drejt përfundimit, në përjashtim të komunës së Dragashit dhe disa vendeve të tjera kodrinore, thanë sot zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë, duke potencuar se ky vit do të rezultojë me rendimente më të larta, krahasuar me disa vite që kemi lënë pas.
Adil Behramaj, zyrtarë për informim në Ministrinë e Bujqësisë, tha se rezultatet e korrje-shirjeve, saktësisht do të dihen pas përfundimit në tërësi të fushatës së korrje-shirjeve. “Fushata ende nuk ka përfunduar, sepse ka mbetur edhe komuna e Dragashit, si dhe disa terrene të tjera të papërshtatshme. Por, mund të themi se afërsisht 90 për qind e fushatës është kryer. Në fillim të javës, besoj që do të përfundojë në tërësi”, tha Behramaj. Kjo ministri bën të ditur se rendimentet e grurit sivjet kanë qenë, nga 4500 deri në 8000 kilogram për hektarë.
 
 
Share