• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Ofiqaritë kritikohen nga opozita!

rekomandimeDragash
- Ka mjaftuar që njëri nga këshilltarët e LDK-së, në Kuvendin komunal të Dragashit, të mundohej një çik për t’i nxjerrë dokumentacionin e Kosovës, të bijës së tij, e cila kishte ardhur nga Austria, për tu thirrur mbledhja e jashtëzakonshme e legjislativit komunal, ku do të shqyrtohej puna e organeve të administratës, gjegjësisht, zyrave të ofiqarisë.
Me 9 nënshkrime të këshilltarëve opozitarë ( LDK, LDD, AKR dhe SDA), këshilltari i LDK-së, Naim Ramadani, i ka plotësuar kriteret e parapara me ligj, që të thirrtë një seancë të jashtëzakonshme, përmes kryesuesit të KK-së. Të mërkurën, në seancën e jashtëzakonshme, Naim Ramadani ka bërë të ditur se kërkesa për seancë të jashtëzakonshme është bërë, pas ankesave të shumë qytetarëve, lidhur me zvarritjen e procedurave për nxjerrjen e dokumenteve personale. “Para sporteleve të Zyrës së Regjistrimit Civil po krijohen tollovi, andaj qytetarët janë të detyruar që për një dokument të humbin disa ditë. Edhe unë, për disa dokumente që i janë dashur të bijës sime, kam bredhur katër katër ditë radhazi, nga njëra zyrë në tjetrën. Një gjë e tillë është duke ndodhur edhe në zyrat e vendit, në trevën e Opojës dhe Gorës. Prandaj kemi qenë të shtyrë që të kërkojmë një seancë të jashtëzakonshme, me qëllim të tejkalimit të kësaj dukurie”, ka thënë Ramadani, i përkrahur edhe nga këshilltarët e LDD-së, Qamil Kolloni, dhe ai i AKR-së, Mujdin Jusufi.
Seanca e jashtëzakonshme e KK-së, ka kaluar e qetë, ndërkaq në fund, me shumicë votash, është miratuar një kërkesë, e cila obligon ekzekutivin komunal që të merret me çështjet, të cilat opozita i ka evidentuar si “avashllëk” i administratës në ofiqarit e kësaj komune. Ndërkaq, kryetari i Komunës, Salim Jenuzi, ka pohuar se, përkundër tollovisë që krijohet në këto zyra, çdo gjë shkon sipas ligjeve dhe se nuk ka aspak avashllëk. “Shkaku i tollovisë është fluksi i madh i mërgimtarëve, por nuk është e vërtetë se për një dokument pritet 4 ditë. Dy javët e fundit të muajit të kaluar, vetëm në zyrën e ofiqarisë në Dragash, janë lëshuar 2733 dokumente, e që nuk janë pak, marrë parasysh lokalet e pamjaftueshme për punë, si dhe pengesat në internet”, ka thënë para këshilltarëve komunalë, Jenuzi.
Pas këtij fjalimi të kryetarit, kanë reaguar me radhë këshilltarët opozitarë. Ymer Ademi (LDK), Deir Jilmaz (GIG) dhe Qamil Kolloni (LDD). Ademi është shprehur se këshilltarët duhet të merren më shumë me shqetësimet e qytetarëve. Kolloni ka përmendur edhe dualizmin në relacionin ekzekutiv - legjislativ, si dhe mosinteresimin e zyrtarëve për zgjidhjen e këtij problemi. Në kritikat e opozitës është përgjigjur edhe drejtori i Administratës komunale dhe Personelit, Avni Nebiu. Ai ka sqaruar se orari i punës është zgjatur, ndërsa sportelet do të mbeten të hapura, deri në largimin e qytetarit të fundit nga ambientet e Komunës.
Pas një pauze të shkurtër, të gjitha partitë kanë harmonizuar kërkesat për, siç është cekur, zhbllokimin e gjendjes së krijuar, aplikimin e orarit të zgjatur në këto shërbime, hartimin e planit të funksionalizimit të këtyre zyrave, e që këto rekomandime e shtyjnë kryetarin e Komunës dhe ekzekutivin, që në seancën e radhës të raportojnë për efektet e masave të ndërmarra. Ndonëse kryetari i Komunës, nuk është pajtuar me këto rekomandime, duke u shprehur se këto masa tashmë janë duke u aplikuar, me shumicë votash, të pozitës dhe opozitës, gjithsejtë 22 nga 27 sa ka këshilltarë ky legjislativ, u miratuan rekomandimet e propozuara nga opozita.
 
 
Share