• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
KDI lavdëron këshilltarët, por jo kryesuesin!

kdi_prizrenDragash
- Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka publikuar Fletënotimin, i cili përmban analizë dhe notim për punën individuale të 27 anëtarëve të Kuvendit Komunal të Dragashit dhe subjekteve politike, të përfaqësuara në legjislativin e kësaj komune. Siç thanë për Radio SHARRI-n përfaqësuesit e KDI-së, qëllimi i publikimit të këtij Fletënotimi, i cili përfshinë periudhën Janar – Qershor 2011, është informimi i paanshëm dhe objektiv i qytetarëve për punën e të zgjedhurve të tyre, gjatë mbajtjes së seancave të Kuvendit Komunal të Dragashit. “Gjatë hartimit të këtij publikimi dhe notimit, janë marrë për bazë aktivitetet e anëtarëve dhe subjekteve politike në fushat, si propozim për rend dite, pjesëmarrja në diskutime gjatë seancave, pjesëmarrja në diskutime në emër të një subjekti politik, inicimi i çështjeve, amandamentimi i legjislacionit, inicimi i rregulloreve, pyetjet parlamentare, mungesa në seanca dhe gjuha jo-parlamentare. Sipas këtyre kritereve, anëtarët që kanë treguar rezultate më të mira në të gjitha kategoritë janë: Naim Ramadani (LDK) me 20.1 %, Deir Jilmaz (GIG) me 13.7 % dhe Qamil Kolloni (LDD) me 9.7 % të notimit të përgjithshëm. Ndërkaq, anëtarët që nuk kanë treguar asnjë rezultat në të gjitha kategoritë janë: Lulëbardha Berisha (PDK) me 0.0 %, Ymredin Fetahu (PDK) me 0.0 %, Arbnora Kryeziu (PDK) me 0.0 %, Nazmie Velia (PDK) me 0.0 %, Shqipe Halili (LDK) me 0.0%, Luljeta Berisha (AAK) me 0.0 % dhe Habib Osmani (PDK) me 0.0 %”, ka bërë të ditur, Naim Cahani, koordinator në KDI për rajonin e Prizrenit. Sipas tij, në gjashtë seancat e mbajtura, në periudhën Janar-Qershor 2011, nga anëtarët e Kuvendit Komunal të Dragashit, janë ngritur gjithsej 191 çështje, prej të cilave vetëm 50% nga fushat me interes për qytetarët e Dragashit ndërkaq 50% e çështjeve të iniciuara, kanë qenë të lidhura me aspektet procedurale të punës së organeve të Komunës. “Në Kuvendin e Komunës së Dragashit, anëtarët e LDK-së prijnë edhe për nga inicimi i çështjeve, me gjithsej 38.2 %, të përcjellë nga anëtari i GIG-ut me 14.7 % të çështjeve të iniciuara. Në gjashtë seancat e mbajtura të Kuvendit Komunal të Dragashit, gjatë periudhës Janar-Qershor 2011, ky institucion nuk ka miratuar asnjë rregullore. Krahas kësaj, tre nga anëtarët e Kuvendit të Komunës së Dragashit kanë propozuar rregullore pranë këtij institucioni. Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Dragashit që kanë propozuar Rregullore, janë Samidin Xheladini (LDK), Naim Ramadani (LDK) dhe Qamil Kolloni (LDD). Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Dragashit, gjatë gjashtë seancave të mbajtura në periudhën Janar-Qershor 2011, kanë bërë gjithsej 103 pyetje për ekzekutivin komunal, nga të cilat gjithsej 38 % kanë qenë të lidhura me aspektet procedurale të punës së organeve të administratës komunale”, ka njoftuar për Radio SHARRI-n, Naim Cahani.
Sipas raportit të KDI-së, anëtarët e Kuvendit të Komunës së Dragashit, gjatë periudhës Janar-Qershor 2011, kanë treguar nivel të kënaqshëm të kulturës parlamentare. Përjashtim nga ky cilësim bën kryesuesi i Kuvendit, i cili në seancën e datës 30.05.2011, ka përdorë gjuhë jo-parlamentare, e cila ka qenë denigruese për anëtarët e Kuvendit dhe vetë institucionin.
 
 
Share