• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Dragashi po bëhet me treg adekuat!

tregu_dragashDragash
- Pas shumë kërkesave dhe nevojës së shtuar që Dragashi të ketë një vend adekuat për tregti ambulante, sidomos gjatë ditës së premte, kur është ditë tregu, këto ditë kanë filluar punimet në ndërtimin e një tregu, fare pranë qendrës së qytezës.
Është ky një projekt, i cili po realizohet falë Zyrës ndërlidhëse të Komisionit Evropian, e cila ka siguruar rreth 200 mijë euro, ndërkohë që do të participojë edhe Komuna. Qytetarët shprehen të kënaqur me këtë projekt, duke shpresuar se tregtarë të ndryshëm, jo vetëm nga kjo komunë, nuk do të vendosen gjithandej nëpër trotuare, por do të detyrohen që vetëm në këtë vend përkatës ta ekspozojnë mallin e tyre. Ditët e tregut, sipas banorëve të qytezës, po shndërrohen në ankth, duke u bllokuar gjithë rruga qendrore, sheshi kryesor dhe çdo skutë tjetër. Avni Nebiu, drejtor i Administratës komunale dhe Personelit, ka bërë të ditur se lokacioni më i përshtatshëm për këtë destinim është caktuar prapa hotelit “Sharri”, ku vitin e kaluar janë rrënuar disa shtëpiza të pabanuara, por që, në mungesë të mjeteve, ky problem nuk ka mundur të zgjidhet deri më tani. “Falë Komisionit Evropian, janë siguruar mjetet e nevojshme për realizimin e këtij projekti. Shpresojmë se do të zgjidhet njëherë e mirë ky problem për shitësit ambulantë, ndërkaq qyteza do të frymojë lirshëm”, ka thënë Nebiu.
Para disa vitesh, me rreth 8 mijë euro që ka ndarë organizata “Mercy Corps” dhe tre mijë të tjera nga buxheti i Komunës, në një lokacion të vogël ishin vendosur disa tezga për nevoja të tregut, por që deri më tani ky lokacion nuk është përdorur për çfarë ishte destinuar, por u shndërrua në një mini-deponi mbeturinash.
 
 
Share