• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Byhler: E dashura ime nuk është shqiptare!
e Premte, 12 Gusht 2011 11:31

buhler_natoBeograd
- Komandanti i KFOR-it, Erhard Byhler, i ka demantuar raportimet për, kinse lidhjen e tij me një shqiptare të re. Ai i ka rrëfyer tabloidit serb “Alo”, me pronar gjerman, jetën e tij private, duke e quajtur fushatë të ndyrë, atë që po bëhet ndaj tij nga mediat serbe dhe nga disa media të Kosovës. “Krejt ajo çka po shkruhet këto ditë, është një fushatë e ndyrë kundër meje! Fillimisht, thanë se jam në lidhje me një shqiptare të re, pastaj thanë se kam edhe fëmijë me të… Asnjë nga këto nuk është e vërtetë. As nuk është e vërtetë se partnerja ime ka lidhje familjare me Hashim Thaçin. Për vite të tëra jam në lidhje me një grua nga Gjermania, me të cilën ende jetoj. Ajo nuk është shqiptare e re, por një grua 50 vjeçare. Dhe, ta dini se ajo ka lidhje tipike jugosllave. Nëna e saj është malazeze, ndërsa ka të afërm në Serbi, Bosnjë, Kroaci, Mal të Zi… Ajo është, nëse mund të them, përfaqësuese tipike e ish-Jugosllavisë”, ka rrëfyer Byhler. Komandanti aktual i forcave të NATO-s në Kosovë, Byhler, ka hedhur poshtë raportimet e gazetës beogradase “Press” që thotë se paska biseduar me ish-gruan e tij, Helga, duke thënë se ai nuk njeh asnjë grua me këtë emër dhe se me gruan e parë është ndarë para 20 vjetësh. Ai nuk akuzon, as Prishtinën e as Beogradin për këto propaganda. “Spekulimet se jam në lidhje me një të afërme të Hashimit Thaçit, kanë dalë edhe në mediat e Beogradit edhe në ato të Kosovës. Por, e them edhe njëherë, nuk ka asnjë të vërtetë këtu! E di se pozita ime është e palakmueshme, sepse ndodhem mes dy zjarresh – Prishtinës dhe Beogradit, prandaj nuk më habit fakti se ka tentime që dikush të më diskreditojë dhe të vë në pikëpyetjen kredibilitetin dhe paanshmërinë time”, ka thënë Byhler.
Televizioni “Klan Kosova”, raportoi fillimisht se Byhler ishte në lidhje me një vajzë shqiptare, e më pas edhe tabloidi “Press” nga Beogradi tha se e dashura e gjeneralit Byhler është e familjes së bashkëshortes së kryeministrit të Kosovës, Lumnie Thaçi.
 
 
Share