• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Rriten aksidentet në komunikacion!

policia_logoPrizren
- Aksidentet në trafik, disa prej të cilave kanë përfunduar me fatalitet, janë shtuar dukshëm në rajonin e Prizrenit, krahasuar me vitin e kaluar, sidomos gjatë muajve të verës. Autoritet policore të rajonit të Prizrenit, thonë se ndër shkaqet kryesore të kësaj dukurie negative është rritja e fluksit të veturave, kur vijnë për pushime bashkatdhetarët, si dhe ngasja me shpejtësi të madhe dhe mos respektimi i rregullave në komunikacion. Përgjegjësi për media në Policinë e Prizrenit, Vesel Gashi, bëri të ditur se kohët e fundit ka më shumë vetura në qarkullim, sepse mërgimtarët kanë ardhur për pushime në vendlindje, por që disa prej tyre nuk po i respektojnë rregullat në trafik “Muaji korrik dhe gusht konsiderohen si muaj të pushimeve të bashkatdhetarëve tanë, të cilët vijnë nga shtetet e jashtme. Për këtë arsye është rritur dukshëm numri i veturave në qarkullim. Në këtë periudhë, si pasojë e aksidenteve të rënda në trafik, kanë humbur jetën katër persona, si dhe janë plagosur rëndë mbi 200 të tjerë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2010, rezulton se numri i aksidenteve në trafik është rritur këtë vit. Në periudhën korrik-gusht të vitit të kaluar, kemi regjistruar katër të vdekur dhe rreth 180 të lënduar lehtë e rëndë, ndërkaq këtë vit janë regjistruar katër aksidente fatale dhe mbi 200 persona me lëndime trupore dhe dëme materiale”, tha Gashi, duke shtuar se pjesa dërmuese e gurbetçarëve nuk po i respektojnë rregullat në trafik. Gashi tha se policia ka shtuar kontrollin në rrugë, sidomos në pikat hyrëse dhe dalëse të rajonit të Prizrenit, për të mbikëqyrur situatën në trafik, por megjithatë numri i veturave është mjaft i shtuar dhe nga ana tjetër rrugët e Prizrenit janë të ngushta, prandaj domosdo po krijohen tollovi në komunikacion.
Policia prizrenase apeloi tek bashkatdhetarët tanë, që të mos vozisin shpejt, t’i përmbahen rregullave në trafik dhe t’i adaptohen rrugëve të Kosovës. Ndërkaq, qytetarëve vendas, policia iu bënë thirrje që të jenë më të kujdesshëm dhe të mos dalin me veturat e tyre, pa pasur nevojë.
 
 
Share