• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Beqaj i jep fund karrierës si portier!
e Diel, 21 Gusht 2011 20:12

beqaj_portierTiranë, 21 gusht 2011
- Portieri i kombëtares së Shqipërisë, Arian Beqaj, ka vendosur ta përfundoj karrierën e tij në futboll, duke bërë që kombëtarja shqiptare të humb një portier të fortë, i cili shpeshherë e ka shpëtuar skuadrën kuq e zi. Portieri 36-vjeçar nga Prizreni, nuk do të dalë më në fushën e blertë dhe, me siguri, do t’i mungojë kuqezinjve në zonën e rreptësisë.
Një vendim i vështirë por i kuptueshëm, pas dy vitesh tepër të vështira, ndonëse në grumbullimin e skuadrës kombëtare për ndeshjen ndaj Malit të Zi, nuk u vërejt ndonjë shenjë e këtij largimi. Gjithsesi, më i rëndësishëm është fakti që djaloshi prizrenas, i gjatë 1.88 metra, i dha fund karrierës, nëntë ditë para se të mbushte 36 vjet, ndërsa datëlindjen do ta festojë më 25 gusht. Karrierën e ka nisur në vitin 1992, tek “Liria” e Prizrenit. Në vitin 1995 shkoi në Tiranë për të studiuar, ku edhe vazhdoi karrierën tek skuadra e Partizanit. Shumë shpejt u bë portieri i parë i kësaj skuadre të njohur. Në vitin 1997 kaloi në ekipin grek OFI, për të cilin luajti deri në vitin 2003. Në edicionin 2000-2001, shënoi një gol për këtë skuadër. Nga viti 2003 e deri në vitin 2006, luajti për skuadrën tjetër greke “Jonikos”. Më pas u transferua në Qipro, tek skuadra “Anortozis Famagusta”, ku qëndroi deri në vitin 2010. Për “Olimpijakos Nikozia” luajti gjashtë muaj, para se t’i bashkohej “Ermisit”, në fillim të këtij viti.
Për shkak të problemeve burokratike, për “Ermisin” Beqaj nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare. Ai në Greqi vlerësohej ndër portierët më të mirë, ku sukseset më të mëdha i ka arritur me ekipin “Anorthosis”, ku fitoi disa trofe të futbollit qipriot.
Beqaj hyri në historinë e futbollit të Qipros, duke e udhëhequr Anortozisin drejt fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, në edicionin 2008-2009. Anortozisi ishte skuadra e parë qipriote që u kualifikua në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Ndërkohë, sa i përket kombëtares shqiptare, Beqaj fanellën “kuq e zi” e veshi në 43 ndeshje. Pjesë e kombëtares ishte nga viti 1998, ndërsa më herët ishte edhe pjesë e kombëtares U-21. Në ndeshjet e fundit, Beqaj ishte rezervë e Samir Ujkanit të Palermos. Arian Beqaj do të mbahet mend për një karrierë të suksesshme, si kuqezi, por edhe si portier klubi, ndërsa trashëgimia e tij është gjithashtu e shkëlqyer, pasi dorezat i ka marrë një tjetër kosovar, Samir Ujkani. Megjithatë, Beqaj sërish do të jetë pjesë e futbollit, por kësaj radhe si trajner i portierëve të skuadrës qipriote “Anortozis Famagusta”. Ai do të jetë trajner i portierëve të ekipit të parë të kësaj skuadre, ndërsa do të mbaj përgjegjësi edhe për gardianët e Akademisë së këtij klubi. Beqaj është i pajisur me licencën “A” të UEFA-së për trajner.


Share