• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Çfarë po bën Atifete Jahjaga në Vlorë?
e Martë, 23 Gusht 2011 12:49

atifete_jahjagaVlorë
- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, nuk ndodhet në Vlorë, vetëm për pushime. Ajo po punon për krijimin e grupit “Miqtë e Kosovës”, ku do të përfshihen ish-diplomatë ndërkombëtarë, për të cilët mendohet se do të angazhohen për përmirësimin e imazhit të Kosovës dhe për njohje të reja. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Behgjet Pacolli, nuk dinë gjë për këtë nismë. Burime të gazetës “Express” kanë thënë se presidentja do të diskutojë sot dhe nesër për këtë çështje në qytetin bregdetar të Vlorës. Ndërkaq, për konkretizimin e kësaj ideje, atë do ta ndihmojnë edhe përfaqësues të shoqërisë civile. Sipas disa burimeve, në Vlorë ka udhëtuar edhe Luan Shllaku nga fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), për të cilin thuhet se qysh në vitin 2008 ka lansuar idenë për krijimin e grupit të miqve ndërkombëtarë dhe është i pari që mendoi për këtë ide.
Dy këshilltarë të Presidentes Jahjaga, Ilir Deda dhe Qëndrim Gashi, të kontaktuar nga gazeta “Express”, nuk kanë pranuar të flasin për këtë temë, por, asnjëri nga ta nuk e ka mohuar këtë informatë. Burime të kësaj gazete kanë folur, me kusht anonimiteti, për funksionalizimin e grupit të miqve të Kosovës. “Kjo ide po bëhet tani, për t’u përfshirë edhe ajo në procesin e lotimit. Por, në një mënyrë tjetër, nëpërmjet anëtarëve të këtij grupi që do të formohet”, ka thënë ky burim. Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe ata të Zyrës së zëvendëskryeministrit Pacolli, kanë thënë se nuk janë të njoftuar nga Presidenca për themelimin e këtij grupi. Por, ata kanë theksuar se presidentja ka kontribuar në strategjinë e MPJ-së, për njohje të Kosovës dhe se nuk presin që të ketë ndonjë strategji tjetër.
Publiku i gjërë është njoftuar tri herë nga Presidenca, se Jahjaga ka në plan të mbledh në një grup ish-diplomatë ndërkombëtarë që në mënyra të ndryshme ishin të përfshirë në çështjen e Kosovës. Atëherë, nuk është thënë se grupi “Miqtë e Kosovës” do të lobojë për çështje të njohjes, por vetëm për përmirësimin e imazhit të shtetit.
 
 
Share