• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Sërish premtohet shkollë e re në Bellobrad!
Nga: Radio SHARRI   
e Enjte, 25 Gusht 2011 13:07

Dragash, 25 gusht 2011
 - Ndonëse ka kohë që po premtohet ndërtimi i një godine shkollore, të re dhe moderne, në Bellobrad, nxënësit e këtij lokaliteti dhe fshatrave përreth ende ngujohen në lokalet e vjetra, të cilat as përsëafërmi nuk i plotësojnë kushtet për mbarëvajtjen e mësimit. I pari i Arsimit në Dragash, Hajri Ramadani, edhe njëherëshkolla_bellobrad ka premtuar se këtë vit, apo më së largu në vitin e ardhshëm, përfundimisht do të filloj ndërtimi i shkollës së re. “Kemi premtime nga ministria që sivjet, apo në vitin e ardhshëm, të fillohet me ndërtimin e godinës së re shkollore në Bellobrad, ku objekti ekzistues nuk i plotëson fare kushtet për mbarëvajtjen e procesit mësimor”, ka thënë Hajri Ramadani.
Drejtuesit e Arsimit në Dragash thonë se kësaj vere është bërë një punë e mirë rreth përgatitjeve teknike të godinave shkollore, në dy trevat e kësaj komune. “Gjatë kësaj vere janë realizuar disa projekte të rëndësishme që kanë të bëjnë me përgatitjen teknike të godinave shkollore, të cilat kanë pasur nevojë për ndërhyrje teknike, në mënyrë që në këtë vit shkollor të ofrojnë kushte më të mira për zhvillimin e procesit mësimor”, ka bërë të ditur Hajri Ramadani, drejtor komunal i Arsimit, duke njoftuar se gjatë kësaj vere, nga buxheti i Komunës, u është ndërruar kulmi i shkollave fillore në Restelicë (50 mijë euro) dhe Zgatar (20 mijë euro). Gjithashtu është instaluar ngrohja qendrore në dy shkollat e fshatit Bresanë (6o mijë euro), ndërkaq në shkollën e qytezës së Dragashit janë ndërruar dyert dhe dritaret. Ramadani tha se janë gëlqerosur në tërësi godinat shkollore, në Dragash, Bellobrad, Plavë, Buçe, Brezne, Llapushnik, Shajne, Xërxe, Pllajnik, Zlipotok dhe Bresanë. Njëherësh, planifikohet që në fshatin Kosavë të ngrihet një aneks në godinën ekzistuese të shkollës së këtij fshati, me të cilën do të zgjerohej hapësira me 4 klasë shtesë.
 
 
Share