• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Në Dragash filloi mbarë Viti i ri shkollor!

filloristetDragash
- Në të gjitha shkollat fillore dhe atë të mesmen “Ruzhdi Berisha”, në Dragash, të enjten ka filluar viti i ri shkollor. Zyrtarë të Drejtorisë komunale të Arsimit, thonë se në të gjitha objektet shkollore, viti i ri shkollor ka filluar mbarë dhe pa snjë pengesë. Hajri Ramadani, drejtor i Arsimit në Komunën e Dragashit, thotë se me kohë kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për një fillim të suksesshëm të procesit mësimor.
“Ne kemi vizituar disa objekte shkollore dhe kemi parë gjendjen në terren, pas shumë intervenimeve teknike që kemi bërë paraprakisht. Besoj se në të gjitha shkollat, ky vit do të vej si është më së miri”, ka thënë Ramadani për “Radio SHARRI”. Sipas asaj që thonë nxënësit, pavarësisht pse ishte dita e parë, mësimi është zhvilluar sipas planeve dhe programeve, pa asnjë lëshim. Ndërkohë, edhe këtë vit, rreth 4 mijë e 500 filloristët e kësaj komune do t’i kenë tekstet shkollore, të cilat janë siguruar falas nga ministria përkatëse. “Nga shtëpia botuese ‘Dukagjini’, kanë arritur rreth 24 mijë tekste për filloristët e të gjitha klasave të fillores, ndërkaq nga ‘Libri Shkollor’ kanë arritur rreth 20 mijë sosh. Të gjithë filloristët e klasave të ulëta, prej klasës së parë e deri në të katërtën, do t’i kenë të gjitha tekstet e reja, ndërkaq ata të klasave të larta, prej të gjashtës e deri në të nëntën, marrë parasysh faktin se i kanë ruajtur më mirë ato, do të pajisen pjesërisht me tekste të reja”, ka thënë Ramadani, duke njoftuar se me tekste të reja, do të pajisen edhe nxënësit nga treva e Gorës, me mësim në gjuhën boshnjake, e që mësimin e vijojnë sipas plan-programeve të Kosovës.
Nga ana tjetër, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës i ka kërkuar Qeverisë që mësimdhënësve tu paguhet ndryshimi nga rritja e pagave për janar dhe shkurt, bazuar në marrëveshjen e arritur më 6 janar të këtij viti. “Implementimi i marrëveshjes së janarit, që dy muaj të mbetur të pagave të paguhen në këtë vit kalendarik, duhet të realizohet”, ka thënë nënkryetari i SBASHK-ut, Lutfi Mani, duke shtuar edhe dy kërkesa të tjera për Qeverinë. “Duhet të ndodhë angazhimi për nënshkrimin dhe implementimin e një kontrate të re kolektive, përmes së cilës do të realizohen obligimet dhe të drejtat e punëtorëve të arsimit. Po ashtu, duhet të ndodhë angazhimi që ngritja e pagave të bëhet, në bazë të rritjes së shkallës së inflacionit. Pa i krijuar të gjitha këto parakushte, nuk mund të ketë cilësi në arsim”, ka thënë Mani. Ndërkaq, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, në konferëncën për media të së mërkurës, nuk e ka përmendur “punën e parave” të ndryshimeve nga rritja e pagave për muajt janar dhe shkurt, që do të duhej të ndodhte, bazuar në marrëveshjen mes Qeverisë dhe SBASHK-ut.
 
 
Share