• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Dragashi mbetet vendi më i qetë në Kosovë!

dragashDragash
- Në mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), e cila u mbajt të premten në Dragash, u ritheksua edhe njëherë se kjo komunë e skajshme e Kosovës vazhdon të kryesojë në listën e komunave më të qeta në vend. Se Dragashi vazhdon të jetë shembull për nga qetësia dhe siguria, dëshmoi në hapjen e mbledhjes kryesuesi i këtij Këshilli, Salim Jenuzi, i cili fillimisht falënderoi popullatën e kësaj komune, për të cilën tha se është bartëse kryesore e kësaj gjendje të lakmueshme, ndërkohë që mirënjohje iu drejtoi edhe përfaqësuesve të policisë, për të cilët tha se po e kryejnë punën e vet me përgjegjësi dhe maturi. “Janë qytetarët ata që iu takon merita kryesore për mbretërimin e kësaj gjendje të lakmueshme në këtë hapësirë me popullatë të përzier. Pastaj, meritat u takojnë edhe pjesëtarëve të policisë, të cilët me maturi menaxhojnë situatën”, tha Jenuzi.
Një raport më të zgjeruar mbi gjendjen e sigurisë në komunën e Dragashit e paraqiti komandanti i Policisë në Dragash, Gëzim Zogaj, i cili tha se gjatë stinës së verës, kur kjo komunë mbipopullohet nga mërgimtarë të shumtë, nuk është shënuar asnjë vepër me pasoja fatale, por shqetësuese mbetet gjendja në komunikacion, edhe pse në fatkeqësitë që janë evidentuar, nuk ka pasur asnjë jetë të humbur. “Asnjë rast me fatalitet nuk ka ndodhur. Madje, nuk kemi as vepra të rënda të karaktereve të tjera, por ende mbetet shqetësues fakti, se në komunikacion kemi shumë vepra kundërvajtjeje. Apelin kryesor e drejtojmë tek drejtuesit e automjeteve, nga të cilët kërkojmë më shumë disiplinë dhe respektim të rregullave në komunikacion”, tha Zogaj, i cili prezantoi edhe Planin veprues të policisë, në të cilin plan parashihet ndarja e veprimeve të policisë në tre sektorë, Dragash, Opojë dhe Gorë. Njëherësh, Zogaj ka paralajmëruar se qyteza e Dragashit shumë shpejtë do të monitorohet edhe nga kamerat, të cilat pritet të vendoson në 12 pikat më të frekuentuara të qytezës.
Çështja e zjarrvënies në hapësirat publike, zuri vend të posaçëm në këtë mbledhje, për të cilat vepra u tha se do të pasojnë ndëshkime të rënda. Sipas drejtorit komunal për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime publike, Tafil Krasniqi, në territorin e komunës së Dragashit gjatë këtij viti kanë ndodhur gjithsejt 34 raste zjarri, por pa viktima në njerëz. Për këtë problematikë, edhe kryetari i Komunës por edhe shefi i policisë së Dragashit, thanë se është dukuri në rënie dhe se do të veprojnë që në të ardhmen të bie dhe më shumë.
Një çështje tjetër, të cilën e potencuan përfaqësuesit e fshatit Restelicë, ishte dukuria e vjedhjes së kafshëve shtëpiake nga, siç thanë ata, shtetasit e Shqipërisë. Bindjen se kafshët po ua vjedhin fqinjët nga Shqipëria, e përforcoi edhe nënkryetari i Komunës, Çasip Kushi, banor nga Restelica. Ai pohoi se disa nga kafshët janë gjetur në Shqipëri, por që nuk kanë mundur t’i marrin. “Ne kemi fakte se kafshët po na i vjedhin shtetasit e Shqipërisë, sepse disa i kemi gjetur matanë kufirit, por që nuk kemi guxuar t’i marrim, për shkak të kërcënimeve”, tha Kushi, duke mos dhënë arsye se përse nuk i kanë paraqitur këto fakte në polici.
Në përfundim të kësaj mbledhjeje, Këshilli komunal për Siguri në Bashkësi, kërkoi që të ashpërsohen masat ndaj atyre që ndezin zjarre në hapësirat malore dhe fushore, si dhe u kërkua nga policia që të jetë më e rreptë ndaj drejtuesve të automjeteve, sidomos gjatë festave, kur shumë të rinj lëvizin kot, nga njëri vendbanim në tjetrin.
 
Share