• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Suspendohen dy zyrtare të ofiqarisë!

dragash2Dragash
- Dy punëtore nga Zyra e Ofiqarisë në Dragash janë suspenduar nga puna, për shkak se kanë pasur dy konflikte të ndërsjella, brenda një muaji. Drejtori i Administratës komunale dhe Personelit, Avni Nebiu, tha për Radio Sharrin se dy punëtoret (S. E. dhe F. K.), brenda një muaji kanë pasur dy konflikte dhe kjo ka mjaftuar që tu shqiptohet masa ndëshkimore me suspendim nga puna “Sipas rregullores përkatëse, isha i obliguar t’i rekomandoja shefit të Personelit që të ndërmerr masën e suspendimit, në afat deri në 3 muaj. Këtë suspendim kam qenë i detyruar ta kërkoj, derisa komisioni disiplinor të vendosë për masat përfundimtare ndaj këtyre punëtoreve, me qëllim të mbarëvajtjeve së punës në këtë zyrë. Aktualisht kemi angazhuar përkohësisht dy punëtorë tjerë”, ka thënë Nebiu.
Në një prononcim për media, Mujdin Emini, shef i Personelit, ka thënë se rekomandimin e drejtorit të Administratës komunale dhe Personelit, ai ka marrë vendim për suspendim në afat të pacaktuar, ndërkaq për kohëzgjatjen e suspendimit duhet të vendosë komisioni disiplinor i Komunës, e që nuk mund të zgjasë më shumë se tre muaj.
Për shkak të rënies së nivelit të përgjegjësisë së punëtorëve të kësaj zyre, me ç’rast qytetarët  ankoheshin për pritje të gjata para sporteleve, gjatë muajit korrik ishte mbajtur një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit komunal, të cilën e patën kërkuar nëntë këshilltarë nga radhët e opozitës. Rezultat i kësaj seance ishte një rekomandim për drejtuesit e administratës komunale, që të gjejnë forma për funksionalizimin e zyrave të ofiqarisë, sidomos gjatë muajve të verës, kur në këtë komunë ka fluks më të madh të qytetarëve që vijnë nga mërgata.
Share