• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Mamusha bëhet me Stacion të Policisë

policia_mamusheMamushë
- Bajram Rexhepi, ministër i Punëve të Brendshme dhe Arif Butuç, kryetar i Komunës së re të Mamushës, kanë prerë sot shiritin e objektit, ku do të vendosen pesë policët e parë të Stacionit policor në këtë lokalitet. Në ceremoninë e përurimit të këtij institucioni të sigurisë në këtë komunë, ministri Rexhepi tha se hapja e stacioneve policore në komunat e reja, të cilat u krijuan nga pakoja e Ahtisarit, shënohet përmbyllja e një faze të rëndësishme dhe plotësohet një standard që kërkohet nga raporti i progresit. “Tash i kemi të definuara edhe zonat e veprimit me të cilat punojnë stacionet policore. Por, si çdo fillim që është i vështir, do ta keni përkrahjen edhe të policisë regjionale dhe të Stacionit Policor të Prizrenit, derisa të ngritën kapacitetet tuaja”, u ka thënë Rexhepi policëve të parë që u stacionuan në këtë pikë.
Për qytetarët e Mamushës, Rexhepi ka thënë se ka fjalë të mira, se janë punëtorë të vyeshëm dhe se ka besim që policia nuk do të ketë shumë punë në këtë komunë. “Megjithatë, ne do ta rrisim numrin e policëve, në bazë të standardeve të parapara. Nga ana jonë, por edhe nga Policia në përgjithësi, ky stacion do ta ketë përkrahjen. Ky objekt duket i mirë nga jashtë, por do të ketë edhe pajisjet e duhura. Uroj të ketë sa më pak punë. Por, atë punë që do ta ketë, ta kryej në mënyrë sa më profesionale”, ka thënë Rexhepi.
 Nga ana tjetër, kryetari i Mamushës, Arfi Butuç, e ka quajtur ditë të veçantë, ditën kur Mamusha u bë me Stacion të Policisë. “Sot për herë të parë po hapet Stacioni Policor . Ne jemi shumë të kënaqur dhe jemi shumë krenar që jemi kosovarë. Sot shihet se sa është duke dhënë përkrahje Republika e Kosovës për Komunën e Mamushës. Ne do të punojmë natë e ditë për një Mamushë të mirë dhe për një Kosovë të integruar në Bashkimin Evropian”, ka thënë Butuç, duke shtuar se në të gjitha fushat janë duke punuar me përkushtim.
Nylgën Kosova, komandante e parë në këtë Stacion policor, ka bërë të ditur se nga përvoja e sajë në polici, Mamusha vlerësohet të jetë ndër rajonet më të qeta në vend. “Personalisht jam shumë e bindur se aty ku ka punë, ka qetësi dhe rend. Qytetarët e Mamushës gjithmonë janë shquar si punëtorë të dalluar dhe njerëz përparimtar. Kjo, sepse për pesë vite të formimit të Komunës së Mamushës, kjo komunë pothuajse është kompletuar me të gjitha institucionet  e duhura lokale”, është shprehur ajo.
Komuna e Mamushës, si pilot njësi komunale, është formuar në vitin 2006. Nga viti 2008 ajo funksionon si Komunë në vete, me rreth gjashtë mijë banorë, shumica prej tyre të nacionalitetit turk.
 
 
Share