• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
UNDP-ja e do Dragashin me plan zhvillimor!

seminari_ulqinUlqin
- Në qytetin bregdetar të Ulqinit, edhe sot po vazhdon punëtoria, me temën "Vizioni për Planin zhvillimor Komunal", në të cilin po marrin pjesë përfaqësues të Komunës së Dragashit, biznesit privat, si dhe shoqëria civile.
I organizuar nga UNDP-ia, në këtë punëtori që i dedikohet zhvillimit të komunës së Dragashit, të pranishëm janë edhe përfaqësues nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë (MMPLH), ekspertë nga Komuna e Dragashit, përfaqësues të Grupeve Lokale të Veprimit (GLP), si dhe përfaqësues të fshatrave të Dragashit.
Në këtë punëtori treditore, që ka filluar të martën dhe do të përfundoj të enjten, sipas zyrtarëve komunalë, përfitues do të jenë të gjithë banorët e komunës së Dragashit, sepse do të bëhet një plan i qëndrueshëm dhe afatgjatë për këtë zonë të skajshme të Kosovës. Koordinatori mes Komunës dhe UNDP-së, Avni Nebiu, tha për Radio SHARRI-n, se janë mbi 40 pjesëmarrës nga Komuna e Dragashit, të cilët po japin kontributin e vet për një plan sa më të përsosur që do ta hapte rrugën e zhvillimit të Dragashit. “Krejt kjo punë po bëhet për të nxjerrë një Plan të qëndrueshëm zhvillimor për periudhën 5-10 vjeçare, e që një plan të tillë asnjëherë nuk e ka pasur komuna jonë. Ky plan paraqet bazën e kaheve të zhvillimit të Komunës, duke i përfshirë të gjitha fushat ekonomike dhe sociale”, tha Nebiu, duke sqaruar se punimet në këtë punëtori janë duke u zhvilluar në 6 grupe punuese dhe se është i bindur që më në fund do të hartohet një vizion për zhvillimin e komunës sonë.
Nga ana tjetër, menaxherja e projektit të UNDP-së për Zhvillim të qëndrueshëm të Dragashit, Maria Elena Zuniga, tha se kjo organizatë po synon ta kaloj pronësinë e Planit Zhvillimor komunal, tek shoqëria civile, sektori privat, institucionet lokale, si dhe tek qytetarët, duke krijuar një bazë të qëndrueshme për hartimin e këtij plani. “Ne po synojmë që ta forcojmë dialogun dhe bashkëpunimin midis shoqërisë civile, sektorit privat dhe Komunës, për të nxjerrë një plan gjithëpërfshirës hapësinorë, i cili do të përmirësonte mirëqenien sociale tek secili banor i kësaj komune. Ne presim që rezultat i këtij angazhimi të jetë vizionimi për Komunën e Dragashit, si një udhërrëfyes për hartimin e Planit Zhvillimor të Dragashit, i bazuar në vizionet e përfaqësuesve të fshatrave, Komunës, sektorit privat, individëve dhe shoqërisë civile në përgjithësi. Kjo punëtori do të dakordohet me një deklarim të shkurtë mbi atë se si do të duket Dragashi pas një dekade dhe më shumë”, ka sqaruar për Radio SHARRI-n, Maria Elena Zuniga, menaxhere e projektit të UNDP-së për Zhvillim të qëndrueshëm të Dragashit. Burimet tona kanë mësuar se, gjatë ditës së sotme, këtë punëtori do ta vizitojë kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi.
 
 
Share