• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Afërdita Dreshaj iu pëlqen edhe serbëve!
Nga: Radio SHARRI   
e Mërkurë, 07 Shtator 2011 16:36

miss_aferditaBeograd
- Përfaqësuesja e Kosovës në “Miss Universe”, Afërdita Dreshaj, i ka thyer të gjitha paragjykimet e serbëve për Kosovën. Populli serb, mbase nuk do ta njihte Kosovën si shtet, por në aspektin kulturor ata kanë dëshmuar se çështjet politike nuk mund tu dalin përpara, aq më tepër kur bëhet fjalë për bukurinë femërore. Në një anketë të gazetës serbe “Blic”, për vajzën më të bukur nga shtetet e rajonit tonë, Afërdita Dreshaj është më e votuara. Afër 43 për qind e lexuesve të kësaj gazete, kanë votuar për bukuroshen nga Kosova. Në vendin e dytë renditet Anja Sharanoviq, që e përfaqëson Serbinë në këtë garë, ndërsa në vend të tretë, me 22,1 për qind të votave, renditet Nikolina Lonçar, “Miss Mali i Zi”.
Bukuroshja Dreshaj, gjithashtu ka lënë pas Ema Jagodiqin nga Sllovenia dhe Natalija Priqa nga Kroacia. Në këtë anketë janë futur të gjitha bukuroshet e shteteve të ish-Jugosllavisë, në përjashtim të Bosnjë-Hercegovinës dhe Maqedonisë.
Komentet e shumta të lexuesve, në lidhje me këtë anketë, janë nga më të ndryshmet, duke u nisur nga ato politike, ku një lexues pyet se si ka mundësi që edhe Kosova të përfaqësohet në këtë eveniment, kur nuk është anëtare e KB-ve, krahasimi që i bën një rus, se Afërdita është kopje e vashave të tyre, e deri tek ato që ndërlidhen vetëm me bukurin, ku veçohet një komentues, i cili publikisht e ka shprehur ndjenjën e tij, duke thënë se “bukuroshja shqiptare e bën të shkrihet i tëri, pavarësisht se nuk joshet shumë nga femrat”. Nga komentet tjera, një realist thotë se “përkundër të gjithave, vajza nga Kosova e meriton të fitojë kurorën e më të bukurës në univers”.
Megjithatë, ka pasur edhe reagime të tilla si “Kosova nuk është shtet, por është pjesë e Serbisë”. Disa të tjerë kanë pranuar se Dreshaj është shumë e bukur. Njëri nga ta ka shkruar se kur është në pyetje bukuria “le të jetë nga të jetë, por ajo është e bukur, e mençur dhe mbi të gjitha nuk e urren askënd”. Një tjetër komentues shkruan se “me gjithë bukurinë e madhe që ka kosovarja, unë si serb nuk do të votoj kurrë për të”.
Bukuroshja shqiptare nga Mali i Zi, Afërdita Dreshaj, ka nisur tash e disa ditë turneun e saj për “Miss Universe”, që do të mbahet në Sao Paulo, më 12 shtator. Ajo ka një karrierë të gjatë në modelim, teksa me kurorën e “Miss Universe Kosova” u kurorëzua më 15 janar të këtij viti. Parashikimet janë pozitive për protagonizmin e saj në këtë garë botërore. Madje në disa sondazhe të tjera të zhvilluara në internet, Dreshaj del si favorite. Në vendet e Evropës dhe të Amerikës Latine, Dreshaj ka adhurues të shumtë. Ajo është duke u bërë edhe pjesë e faqeve rozë në të përditshmet e Brazilit.
 
 
Share