• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Guinea Bisau rikonfirmon njohjen e Kosovës!
e Enjte, 08 Shtator 2011 19:31

guinea_bissauPrishtinë
- Në kuadër të aktiviteteve lobuese për shtimin e numrit të njohjeve për Kosovën, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka zhvilluar të enjten një bisedë telefonike me presidentin e Guineja-Bisau, Malam Bacai Sanha, i cili ka rikonfirmuar se institucionet e vendit të tij e kanë proceduar deri në fund procesin e njohjes së Kosovës.
Deklarimet e fundit të zyrtarëve dhe mediave të Beogradit, për kinse tërheqjen e njohjes së Pavarësisë së Kosovës apo ndalimin e procedimit të njohjes nga Guineja-Bisau, zëvendës kryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli i vlerëson si shpifje të ulëta dhe jo diplomatike.
Gjatë bisedës telefonike me presidentin e Guineja Bisau, zëvendëskryeministri Pacolli ka marrë garanci për mbështetje të pa rezervë për institucionet e Kosovës nga ky shtet.
Edhe presidenti i Guineja Bisau, Malam Bacai Sanha, i ka quajtur dezinformata spekulimet e mediave serbe për tërheqje të njohjes nga Guineja Bisau. Ai tha se vendi i tij e ka njohur
Kosovën, në përputhshmëri me vullnetin e popullit dhe institucioneve të Republikës së Guineja Bisaut. Zv. kryeministri Pacolli siguron popullin e Kosovës, se procesi i njohjeve të reja për shtetin e pavarur të Kosovës nuk do të ndalet dhe se njohjet e reja do të vijnë shumë shpejt, pavarësisht pengesave dhe vështirësive që krijohen nga propaganda e ashpër serbe.
Guineja Bisau e ka njohur shtetin e pavarur të Kosovës në janar të këtij viti, pas një angazhimi të gjatë lobues që Behgjet Pacolli kishte zhvilluar në këtë pjesë të botës, në cilësinë e kryetarit të Aleancës Kosova e Re.

Selimi: "Tërheqjet nga njohja, rrena të Serbisë"

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, ka thënë se janë vetëm rrena të Serbisë ato që po shkruajnë disa media, se kinse dy shtete kanë tërhequr vendimet e tyre për njohjen e Kosovës. Ai sqaroi për opinion se qysh mëngjesin e sotëm MPJ ka kontaktuar me autoritetet e Guinea Bisau, e cila ka konfirmuar se nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket njohjes së Kosovës. Diplomacia serbe nuk ndalet së punuari kundër Kosovës. Mediat e Beogradit pretendojnë se Vuk Jeremiq ka arritur të ‘tërheq’ dy njohje të Kosovës. Thuhet se atij i janë dhënë informacionet në takimin e të Painkuadruarve se shteti aziatik, Omani, dhe ai afrikan, Guinea Bisau, kanë tërhequr njohjet.

Mirëpo, zv.ministri i Jashtëm, Petrit Selimi, thotë se këto janë vetëm propagandë e Beogradit, pasi që Guinea Bisau nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj ndaj njohjes së Kosovës. “Ne biseduam sot me përfaqësuesit e Guinea Bisau që të konfirmojnë edhe njëherë njohjen që ka ardhur në janar dhe nuk ka dyshim që nga zyra e presidentit morëm konfirmimin se nota verbale e dërguar atëherë qëndron, se Kosova është e njohur nga shteti Guinea Bisau”, ka thënë ai.
Ndërkaq, sa i përket shtetit të Omanit, Selimi sqaron se njoftimi fillestar për këtë shtet, qysh më parë është marrë nga ambasadori në Londër, Muhamet Hamiti. Selimi thotë se tashmë edhe Omani është në proces të njohjes, pasi që e ka përkrahur rezolutën e shteteve islamike që të njihet pavarësia e Kosovës. “E kemi konfirmuar nga kanalet tona, që Omani edhe pse na dëshiron çdo të mirë dhe na njeh ekzistencën, ai vet nuk e ka marr ende vendimin për njohje. Këtë informatë e kemi pas në Astana të Kazakstanit këtë vit, ku shtetet islamike votuan rezolutën që bënte thirrje për të gjitha shtetet myslimane për ta njohur shtetin e Kosovës. Omani përkrah këtë rezolutë, kështu që ne jemi në dialog me Omanin për njohje sa më të shpejtë. Ne nuk kemi pas në listë edhe më herët këtë shtet”, është shprehur Selimi, duke thënë se institucionet e Kosovës nuk mund të japin sqarime, sa herë që nga Serbia lëshohen gënjeshtra të tilla. “Ne nuk mundemi që, sa herë Serbia të del me kumtesa e rrena, të merremi me ta. Kemi agjendën tonë. Kësaj radhe i kemi verifikuar gjatë tërë orëve të mëngjesit këto informata që kemi dhe jemi fare rehat që tërheqje të njohjes nuk ka pasur. Ka pasur informatë të gabueshme prej Beogradit që ne nuk duhet të merremi shumë me to”, ka thënë Selimi, duke njoftuar se, sipas strategjisë së Republikës së Kosovës, të aprovuar gjatë këtij viti, është një listë e përpiluar, në bashkëpunim me SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar, ku janë 30 deri 40 shtete që janë deklaruar në mënyrë pozitive ndaj njohjes së Kosovës.
 
 
Share