• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Ende nuk dihet numri i saktë i njohjeve?!
e Martë, 13 Shtator 2011 23:26

njohjet
Dragash
– Ditët e fundit mediat kosovare dhe ato serbe, në vend se të informojnë publikun, ato sikur më shumë po e largojnë nga informacioni për shumë çështje dhe aktualitete, për të cilat interesohet çdo qytatar. Rasti i fundit po ndodhë me informacionet rreth njohjeve apo mosnjohjeve të shtetësisë së vendit tonë!
Një ditë më herët, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Begjet Pacolli, i cili gjendet aktualisht në Afrikë, në kuadër të angazhimeve lobuese për njohje të reja, njoftoi se Nigeria ka marrë vendim për të njohur Republikën e Kosovës. Pacolli thotë se ka zhvilluar një aktivitet të bujshëm lobues në Nigeri, duke vizituar tre herë ketë shtet, ku i ka mbajtur vazhdimisht të informuar autoritetet nigeriane për zhvillimet në Kosovë, veçanërisht pas shpalljes së Pavarësisë. Nga ana tjetër, pas takimit me homologun e tij nga Maqedonia, ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve rreth deklaratave të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Begjet Pacolli, nëse Nigeria është në proces të njohjes së Kosovës, tha se “Pacolli, si zakonisht, nuk e flet të vërtetën” dhe se ky informacion, sipas tij, nuk është i saktë. "Ambasadori jonë në Nigeri, para një ore është pritur nga zyrtarë nigerianë, ku i është thënë se ky shtet nuk e ndërron qëndrimin e vet dhe se nuk e njeh shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës", tha kryediplomati serb. Sipas fjalëve të tij, Pacolli është burim jokredibil i informacioneve. ”Pacolli , edhe më herët është dëshmuar si jokredibil e që është vërtetuar edhe me ndërrimin e tij nga posti i presidentit të Kosovës”, ka thënë Jeremiq.
Që të dy zyrtarët e thonë të kundërtën dhe publikut të gjerë i mbetet që t’i besoj njërit apo tjetrit, ndërkohë që një dëshmi zyrtare nuk duket gjëkundi në publik, për ta dëshmuar se cila është e vërteta. Madje nuk u mor vesh me saktësi se çfarë ndodhi me dy shtetet tjera, Guinea-Bisau dhe Omanin, për të cilat zyrtarët serbë thanë se i kanë tërhequr njohjet, ndërkohë që zyrtarët kosovarë thonë se Omani nuk e kishte njohur ende shtetësinë e Kosovës, edhe pse në fillim të vitit thanë se kjo ishte punë e kryer.
Krejt në fund, publikut i mbetët të nxjerr vetë një përfundim, se cila është e vërteta, apo të merret me aktivitetet e rëndomta dhe të mos e qaj kokën për të tilla gjëra. Ndërkohë, mediave iu mbetet që mos të “prodhojnë” lajme, pa u vërtetuar për saktësinë e çdo deklarate apo informacioni që arrin në redaksitë e tyre.
 
 
Share