• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Daçiq dorëzohet - Thaçi mbetet i vendosur!
e Premte, 16 Shtator 2011 00:06

thaci_dacicBeograd
 - Prishtinë - Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, vlerësoi mbrëmë vonë se paralajmërimi i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, që nesër në pikëkalimet kufitare “Jarinjë” dhe “Bërnjak” të vendosen doganierët kosovarë, nuk paraqesin rrezik në aspektin e sigurisë për serbët e Kosovës, por në mënyrë simbolike tregojnë se bashkësia ndërkombëtare dëshiron të rrumbullakojë pavarësinë e Kosovës. “Kjo është vazhdim i asaj që Thaçi e ka nisur vet, e që tani po e bën me shtetet më të fuqishme në botë. Forca nuk e lut Zotin, prandaj ne nuk mund të luftojmë me tërë botën. Ne na mbetet që me maturi dhe me koka të ftohta të zhvillojmë betejën në shtigje të gjata”, tha Daçiq, duke shtuar se “as Kosova nuk do të fitojë pavarësinë zyrtare me vendosjen e një doganieri, as Serbia nuk do ta humbë Kosovën, nëse vendoset një doganier”.
Gjithë këtë ngjarje, Daçiq e vlerësoi si një situatë virtuale, ku “doganierët duhet që me helikopterë të vijnë në punë çdo ditë dhe se kjo gjë nuk mund të funksionojë”. Ai tha se me forcë nuk mund të arrihet sukses, por vetëm me diplomaci. “Autoritet serbe me tanke, forca ushtarake e policore, shumë herë kanë hyrë në Prishtinë, Prizren, Gjakovë, por me këtë nuk është përfunduar storja”, përkujtoi Daçiq. Sipas vlerësimit të tij, “kjo është shami e kuqe për sfidim, sepse Thaçi nuk dëshiron të bëjë luftë, por dëshiron që serbët të sulmojnë KFOR-in dhe EULEX-in e që kësisoj të duket si luftë e serbëve me tërë botën”.
Daçiq vlerësoi se bashkësia ndërkombëtare nuk është e sinqertë sepse po mban anën e shqiptarëve, “por Serbia nuk ka zgjidhje, sepse nuk ekziston tjetër Këshill i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, pos atij që e përbëjnë vendet të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”.
 
Thaçi: “Nuk ka kthim prapa”
 
Kryeministri, Hashim Thaçi, në një konferencë të jashtëzakonshme për media, mbrëmë vonë, ka njoftuar se policët dhe doganierët e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me EULEX-in dhe KFOR-in, do të fillojnë të premten implementimin e planit operacional në Bërnjak dhe Jarinjë. Ai ka thënë se nuk ka kthim prapa dhe se plani operacional është i hartuar nga Qeveria e Kosovës, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. “Jam krenar që kemi pasur mirëkuptimin e partnerëve tanë ndërkombëtarë dhe të qytetarëve për veprimet në veri. Edhe më parë kemi përjetuar sukseset e koordinimeve tona dhe do të kemi sukses edhe sot, edhe nesër, kur vendosim për vendin tonë, për sovranitetin tonë dhe për të drejtat e qytetarëve tanë. Ky është suksesi i shtetit tonë të ri, i qytetarëve të Kosovës dhe i partnerëve tanë ndërkombëtarë”, tha kryeministri Thaçi, duke ftuar qytetarët që të ruajnë qetësinë dhe të jenë të matur. “Veprimi i nesërm në veri nuk është i drejtuar kundër askujt. Qeveria nuk është në konflikt me qytetarin, por me paligjshmërinë. I ftoj qytetarët tanë serbë në veri, që të jetojnë pa frikë, si qytetarë të barabartë të Republikës së Kosovës. Askush nuk ka nevojë të shqetësohet, por të vazhdojnë jetën e tyre normale në shtëpitë e tyre”, ka thënë kryeministri, duke shtuar se “të shqetësuar janë vetëm shkelësit e ligjit, ata që kanë zaptuar jetën e qytetarëve tanë, ata që kanë krijuar struktura ilegale, kriminale dhe të dhunshme”.
Kryeministri ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës po ushtron të drejtën që ka secila qeveri e një shteti demokratik. Qeveria e Kosovës, ka thënë ai, ka për synim mbylljen e një problemi që ka cenuar sovranitetin dhe, para së gjithash, paqen mes qytetarëve. “Ne e kemi obligim kushtetues të krijojmë mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët tanë, pa dallim etnie, prandaj nuk do të ketë kthim prapa”, ka thënë ndër të tjerash kryeministri Thaçi.
 
 
Share