• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Thaçi: U kry aksioni, rrini qetë!
e Shtunë, 17 Shtator 2011 00:05

dogana_veriuPrishtinë
- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka konfirmuar vendosjen e doganierëve në veri të vendit, duke e quajtur mënyrën e veprimit të suksesshme. Ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, veçmas atyre serbë në veri, që të ruajnë qetësinë.
Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë, Thaçi i ka informuar të gjithë ministrat për aksionin e Qeverisë, për të cilin tha se është mbështetur edhe nga KFOR-i, EULEX-i dhe vendet e Quntit. Shefi i Qeverisë ka përsëritur se vendosja e rendit dhe ligjit në Veri, nuk është drejtuar kundër qytetarëve, por është respektim i Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. “Barrikadat janë pengesë për të ardhmen zhvillimore dhe evropiane”, ka thënë Thaçi, duke falënderuar KFOR-in, EULEX-in dhe të gjitha vendet e Quintit, të cilat e kanë përkrahur aksionin e Qeverisë për vendosjen e doganierëve në Veri.
Nga ana tjetër, ministri për Kosovën, në Qeverisë së Serbisë, Goran Bogdanoviq, ka mbajtur një konferencë për gazetarë, afër urës kryesore mbi lumin Ibër, me ç’rast ka theksuar se serbët do të kundërshtojnë fuqishëm veprimet e Prishtinës, e cila, siç u shpreh ai, fatkeqësisht po përkrahet nga bashkësia ndërkombëtare. Bogdanoviq është bashkuar me protestuesit serbë, të cilët po qëndrojnë tek bllokada, afër urës kryesore në Ibër, duke mos lejuar qarkullimin në atë pjesë. Ministri serb u tha gazetarëve se ka ardhur në Mitrovicë për të bërë të ditur mesazhin e Qeverisë së Serbisë, se janë të papranueshme veprimet e njëanshme të Prishtinës. “Kemi pasur mjaft luftëra dhe konflikte, andaj do t’i kundërshtojmë në mënyrë të qetë këto veprime të njëanshme të Prishtinës. Serbia nuk mund të lejojë krijimin e shtetit të Kosovës, brenda territorit serb. Por, fatkeqësisht, Kosova e ka përkrahjen ndërkombëtare në këtë rast”, ka thënë Bogdanoviq.

Zjarr në Jarinë!

Në pikën kufitare, Jarinë, rreth orës 13:00 të së premtes, është përhapur një zjarr i vogël, por ende nuk dihen arsyet e këtij zjarri, i cili është përhapur në mes të telave me gjemba dhe barrikadave të pjesëtarëve të KFOR-it. Habia më e madhe, sipas medieve serbe, ishte fakti se askush nga pjesëtarët e KFOR-it nuk ka reaguar që ta shuaj këtë zjarr.
 
Rexhepi: Policia dhe doganierët po e kontrollojnë veriun!

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, ka thënë për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug” se policët dhe doganierët e Kosovës janë tashmë në dy pikat kufitare, bashkë me policët e EULEX-it. Rexhepi ka shtuar se operacioni i vendosjet së tyre ka filluar, pak para orës tetë të mëngjesit të së premtes dhe se dërgimi i tyre është bërë me një helikopter të KFOR-it, nga baza ushtarake në Leposaviç. “EULEX-i, bashkë me Policinë e Kosovës, do të kenë rol operues, përderisa zyrtarët e EULEX do të luajnë rolin taktik.
 
U diskutua edhe në Këshillin e Sigurimit!
 
Në mëngjesin e hershëm të së premtes është mbajtur edhe mbledhje e Këshillit të Sigurimit, ku zëvendësshefi i operacioneve paqësore të Kombeve të Bashkuara, Edmond Mule, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të vazhdojnë të jenë të përkushtuara ndaj dialogut të nisur në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, dhe të marrin përgjegjësi për parandalimin e dhunës. “UNMIK-u do të vazhdojë të punojë me të dyja palët që të shmanget kriza e re dhe presim që të dyja palët të tregojnë përkushtim të plotë ndaj dialogut dhe jo veprimeve të njëanshme dhe përdorimit të dhunës”, është shprehur Mule.
I ashpër është paraqitur shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiq, duke thënë se dërgimi i policëve dhe doganierëve në veri “do të ketë pasoja politike dhe të sigurisë për gjithë rajonin”. Seanca ka nisur që në orën e parë të së premtes, me kërkesë të Rusisë dhe Serbisë.

Eshton përshëndeti aksionin!
 
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Ketrin Eshton, përmes një deklarate për media, ka përshëndetur aksionin për vendosjen e polcëve dhe doganierëve në pikat kufitare, mes Kosovës dhe Serbisë. “Sot EULEX-i dhe KFOR-i filluan zbatimin e marrëveshjeve të reja doganore, në pjesën veriore të Kosovës. Këto rregullime të reja synojnë rivendosjen e marrëdhënieve normale tregtare dhe heqjen e embargove të përbashkët të tregtisë mes Serbisë dhe Kosovës, në përputhje me rregullat e CEFTA-s dhe vlerave evropiane”, thuhet në deklaratën e znj. Eshton. Ajo u shpreh e kënaqur që tregtia mes dy vendeve ka filluar. “Kjo qartësisht është në interes të të gjitha komuniteteve. Më lejoni të përsërisë gjithashtu se zbatimi i marrëveshjes për vulat doganore, nuk paragjykon statusin. Kjo ka të bëjë me tregti të lirë dhe përmirësimin e sundimit të ligjit në Kosovë”, tha Eshton. Baronesha pret që dialogu mes dy vendeve të vazhdojë, derisa iu bënë thirrje palëve që të përmbahen nga aktet e dhunshme.

BE përkrah plotësisht aksionin në Veri!

Nëpërmjet Zëdhënëses, Maja Kocijançiq, Bashkimi Europian i ka dhënë përkrahje të plotë operacionit të Qeverisë së Kosovës në veri, duke thënë se EULEX po bashkëpunon dhe është në të dyja pikat kufitare dhe se Kosova është një njësi doganore. “Është ky një hap i rëndësishëm nga i cili të gjitha bashkësitë do të kenë dobi. Jemi të përkushtuar për këtë dhe EULEX këtë e bënë, në përputhje të plotë me mandatin e saj”, ka thënë ajo.
Ndërkaq, zëdhënësi i EULEX-it, Nicholas Hawton, ka konfirmuar prezencën e doganierëve dhe policëve shqiptarë e serbë në pikat kufitare në veri. “Zyrtarë lokalë, serbë e shqiptarë, janë në pikat kufitare me policinë e EULEX-it, por vetëm anëtarët e EULEX-it janë operacionalë”, ka thënë Hawton.

Radikalët serbë hynë ilegalisht në Kosovë!

Deputetët e SRS-së (Partia Radikale Serbe), të cilët në mëngjes u nisën drejt Mitrovicës “për t’u dalë në ndihmë” qytetarëve serbë në veri të qytetit, kanë hyrë në Kosovë përmes rrugëve alternative. Më herët, ata ishin ndaluan nga pjesëtarët e KFOR-it që të kalonin në Jarinë dhe Bërnjak, pasi që kjo pikë kufitare është e mbyllur nga KFOR-i dhe e bllokuar në anën tjetër nga serbët.
 
Serbët sulmojnë gazetarët në urën mbi Ibër!
 
Një turmë serbësh të revoltuar, kanë sulmuar gazetarët që ishin të stacionuar afër urës kryesore, mbi Lumin Ibër, në Mitrovicë. Policia njoftoi se askush nuk është lënduar. Zëdhënësi I Policisë së Kosovës, Besim Hoti, ka thënë se aktualisht gjendja është nën kontroll. “Pranë urës tashmë janë stacionuar njësitet speciale të EULEX-it dhe karabinerët italianë”, ka thënë Hoti, duke njoftuar se janë dëgjuar edhe dy shpërthime, por që bëhej fjalë për shok-bomba, efekti i të cilave është vetëm zhurma.
 
 
Share