• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Situata në Mitrovicë e qetë, por...!
e Diel, 18 Shtator 2011 14:07

dogana_veri2Mitrovicë
- Situata në Mitrovicë sot është e qetë, pavarësisht se nata e mbrëmshme ka kaluar nën tensione. Bllokadat ende mbesin në rrugë dhe gjithnjë e më tepër përforcohen. Mbrëmë  janë dëgjuar edhe të shtëna armësh në disa fshatra të veriut, si në Çabër, Kelmend e Kushtovë. Policia ka konfirmuar lajmin, por nuk ka saktësuar se nga kanë ardhur të shtënat.  “Unë nuk e di vendndodhjen e saktë të fshatit, nga i cili kanë ardhur të shtënat. Nuk ka asnjë informacion në lidhje me dëme materiale apo lëndime”, thotë zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti. Policia ka filluar patrullimet nëpër vendbanimet e përziera etnike në veriun e vendit, ndërsa ushtarët e KFOR-it po patrullojnë në veriun e qytetit të Mitrovicës.
Më e tensionuar ka qenë situata tek ura e Ibrit, ku në anën jugore kanë qëndruar forca të mëdha të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, ndërsa matanë urës, gjatë gjithë natës kanë qëndruar dhjetëra serbë me uniforma të zeza. Në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, në afërsi të urës janë ndalur për një kohë gjashtë kombibusë, nga të cilët kanë zbritur disa serbë të veshur me uniforma të zeza. Tek tre rrokaqiejt janë parë disa serbë duke bllokuar rrugën kryesore, ndërsa banorët e lagjes, të shqetësuar, kanë bërë rojë gjatë gjithë natës.
Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, dhe shefi i ekipit negociator serb, Borisllav Stefanoviq, kanë vizituar fshatin Leshak, në territorin e komunës së Leposaviqit. Stefanoviq u ka thënë gazetarëve se “në rrethanat aktuale, nuk është e rëndësishme vetëm paqja dhe qetësia, por edhe funksionalizimi i ekonomisë dhe furnizimi me mallrat e nevojshëm, sepse kjo nënkupton rrogën dhe vendin e punës për secilin”.
 
 
Share