• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Digjet Parku Nacional “Malet e Sharrit”

zjarri_sharriPrizren
- Rreth 30 hektarë me pyje janë shkatërruar nga zjarri këto ditë në Parkun Nacional “Malet e Sharrit”, mes territorit të Suharekës dhe Shtërpcës.
Bedri Berisha, drejtor komunal për Planifikim, Zhvillim, Bujqësi dhe Pylltari në Suharekë ka bërë të ditur se zjarret i kanë shkaktuar këto ditë dëme të mëdha “Maleve të Sharrit”, por që zjarret janë lokalizuar dhe nuk mund të përhapen më shumë. “Rreth 15 hektarë me pyje, mes zonës kadastrale të Suharekës dhe Shtërpcës janë djegur. Vetëm në territorin e komunës së Suharekës janë djegur rreth 12 hektarë. Në përgjithësi, rreth 30 hektarë me pyje janë djegur”, ka bërë të ditur Berisha. Pasi që kryetari i Suharekës, Blerim Kuçi, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në këtë zonë, si pasojë e zjarreve të shumta, janë angazhuar rreth 100 persona në shuarjen e zjarreve, në mesin e tyre rreth 50 zjarrfikës, zyrtar të Komunës dhe qytetarë nga fshatrat rreth këtyre maleve. “Faktikisht, ne kemi qenë në mal deri dje. Ende janë duke vazhduar zjarret në bjeshkët e Mushtishtit, mirëpo janë të lokalizuar. Janë disa ekipe që qëndrojnë aty për që të mos lejuar që të përhapet zjarri”, ka bërë të ditur drejtori komunal për Planifikim, Zhvillim, Bujqësi dhe Pylltari në Suharekë, duke shtuar se aktualisht është e rrezikuar një sipërfaqe me pisha, ku është angazhimi maksimal për t’i mbrojtur ato nga shkatërrimi total.
Përpos zjarrit, i cili në masë të madhe ka dëmtuar “Malet e Sharrit” në territorin e Komunës së Suharekës, Basha ka bërë të ditur se edhe malet tjera, afër fshatit Grejçevc dhe Javor, janë dëmtuar nga zjarret, por që ato shumë shpejt janë shuar dhe nuk janë shkaktuar dëme të mëdha në këto male. Kryetari i Komunës, Blerim Kuçi, së bashku me kryesuesin e KK-së, Vesel Maliqajn, ka pritur ditë më parë në takim përfaqësuesit e KFOR-it për këtë rajon, ku është biseduar për tejkalimin e situatës së krijuar në këtë komunë. “Ne po bëjnë të pamundurën për ta shpëtuar çdo pëllëmbë të pyjeve. Për këtë kemi ndërmarrë masa, duke dërguar 50 zjarrfikës në atë pjesë dhe do t’i dërgojmë edhe 50 vullnetarë të tjerë”, ka thënë kryetari Kuçi, duke shtuar se, në rast të përhapjes së zjarrit, do të kërkohet ndihma e KFOR-it. “Do të kërkojmë në këtë rast që KFOR-i të angazhohet me helikopterë për ta lokalizuar zjarrin. Në takim me ta vendosëm që të kemi një bashkëpunim të gjithëmbarshëm për tejkalim të kësaj situate”, ka thënë Kuçi.
 
 
Share