• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Në rrethin e Fierit hapet shkollë serbe!
e Hënë, 19 Shtator 2011 10:58

libofsh_fierFier
- Në Libofsh të Fierit, në Shqipëri, të shtunën u bë përurimi i një shkolle me mësim në gjuhën serbe, e cila do të organizojë edhe kurse për këtë gjuhë. Në ceremoninë përurimit ka marrë pjesë edhe ambasadori serb në Tiranë, Mirolub Zariq, i cili premtoi se shkolla të tilla do të hapen në të gjitha zonat e Shqipërisë ku jeton komuniteti serb.
Deri më tani, shkolla të tilla janë hapur në Shkodër dhe Lezhë, por planifikohet edhe në zonat tjera. Në komunën rurale të Libofshës jeton një pakicë e vetëquajtur serbe, e cila daton si popullsi e ardhur në vitin 1924 nga zona e Novi Pazarit. Kjo popullsi me emra mysliman supozohet se është myslimane dhe boshnjake. Por, nisma për hapjen e shkollës është bërë me aktivitetet e një shoqate famoze serbo-shqiptare, me seli në Shkodër. Kjo shoqatë është e njohur edhe për organizimin e njohjeve dhe martesave të vajzave të reja shqiptare në Serbi.
Në adresë të mediave kanë mbërritur reagimet e para nga disa qytetarë shqiptarë, të cilët kanë reaguar kundër këtyre skenarëve dhe strategjive sllave për hapjen e shkollave në këtë fshat, ku jeton një komunitet ardhacak nga Novi Pazari. Mirëpo, siç thuhet në këto reagime, këta ardhacakë iu takojnë komuniteteve boshnjake dhe myslimane nga Sanxhaku. “Ne apelojmë që të reagojmë njëzëri kundër këtyre skenarëve, në mes të trojeve tona. Se çfarë është prapavija e këtyre shkollave, duhet të merren urgjentisht institucionet shtetërore shqiptare”, thuhet në reagimin e qytetarëve, ku apelohet masivizimi i shoqatave dhe institucioneve tjera për të kundërshtuar një skenarë të tillë serb. Të gjitha pajisjet e kësaj shkolle janë sjellë nga Serbia, ndërsa ambasadori serb premtoi ndërtimin e godinës së re të shkollës. Ai theksoi se në çdo vend në Serbi lejohet hapja e shkollave të tilla.
Aktualisht, në Libofsh janë 60 fëmijë që janë regjistruar për të ndjekur mësimin e gjuhës serbe, nëpërmjet një procesi mësimor të organizuar pasdite, në ambientet e një shtëpie private.
 
 
Share