• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
“Made in UNMIK” e jo “Made in Kosovo”!
e Martë, 20 Shtator 2011 10:39

doganat_unmikPrishtinë
- Mallrat komercialë nga Kosova, kanë hyrë në territorin e Serbisë, por jo siç raportuan mediat kosovare, se ato kanë hyre si “Made in Kosovo”! Ne fakt, në Serbi kanë kaluar tre maune, por me dokumentacion të vjetër të UNMIK-ut.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari- Lila, ka thënë se “tre kamionë më çimento, kanë kaluar nga Kosova në territorin e Serbisë dhe se janë dërguar në terminalin doganor në Preshevë”. Shefi i Doganave të Kosovës, Naim Huruglica, ka thënë se është lejuar të hyjë në Serbi kamioni i parë me mallra komerciale, e që shënon zmbrapsjen e Serbisë nga qëndrimi për të mos njohur dokumentacionin përcjellës të importuesve kosovarë, përfshirë këtu edhe dokumentacionin e origjinës së mallit, në të cilin shkruan “Republika e Kosovës”. Huruglica, në një emision të KTV-së, tha se kalimi është bërë në doganën “Dheu i Bardhë” dhe se tregtarët kosovarë, në mënyrën më masive, duhet të provojnë kalimin për në Serbi. Por, mësohet se Fabrika e Çimentos në Han të Elezit “Sharrcem”, eksporton në Serbi me dokumente të UNMIK-ut. Kështu i ka thënë radios “Evropa e Lirë”, Naxhid Raka, menaxher i shitjes dhe marketingut në këtë kompani. “Ne kemi eksportuar më dokumente të vjetra, asgjë të re nuk ka. Nuk ka lëvizje, në bazë të marrëveshjes se re. Ky eksport ka shkuar përmes një kompanie, e cila është e regjistruar në UNMIK. Pra, eksporti është bërë më procedurë të vjetër dhe se me procedura të reja ende nuk kemi filluar”, ka thënë Raka.
Serbia nuk i lejon mallrat kosovare të hyjnë në territorin e saj, prej se Kosova ka shpallur pavarësinë, kur edhe i ndërroi statusin Doganave, nga UNMIK-u në ato të Kosovës. Ndërkaq, më 2 shtator, Serbia u pajtua në dialogun në Bruksel për njohjen e vulvae të Doganave të Kosovës, por që në praktikë nuk po e realizon. Që nga 16 shtatori, Kosova ka hapur doganat për mallrat me origjinë nga Serbia, por kjo e fundit nuk e ka bërë të njëjtën gjë.
Mediat kosovare, me nxitim kanë raportuar, kur kanë hyrë kamionët e parë kosovarë në Serbi, por ende pa e verifikuar dokumentacionin e tyre, raportuan se “Made in Kosovo” depërtoi në Serbi.
 
 
Share