• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Vetëvendosje ndalon fizikisht kamionët serb!
e Mërkurë, 21 Shtator 2011 19:29

kamioni_permbysurPodujevë
- Lëvizja “Vetëvendosje” ka marre rolin e veprimit në praktikë për t’i ndaluar kamionët që fusin mallra në vendin tonë. Kjo, sipas tyre ka mbetur e vetmja mënyrë për t’i ndaluar mallrat serbe, pasi fushata virtuale nuk ka dhënë rezultatin e duhur. Aktivistë e Vetëvendosjes kanë marrë guximin që t'i ndalojnë edhe fizikisht mallrat serbe, pasi marrëveshja për tregti reciproke me këtë shtet nuk po zbatohet, ndërkohë që vendi ynë e ka hequr masën e reciprocitetit, kur edhe filloi vërshimi i kamionëve në vendkalimin kufitar, në Merdarë.
Lëvizja Vetëvendosje në një aksion që ndërmori sot për të ndaluar mallin e Serbisë në Kosovë, në fshatin Lupç, disa aktivistë të saj, me stop në dorë, ndalën një maune serbe, nga e cila shkarkuan mallin, prodhim i firmës “Centro-Proizvod”nga Beogradi dhe më pas e përmbysën maunën. "Sot, dhe sa herë të mundemi, ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta parandaluar, të ashtuquajturën, Tregti të Lirë me Serbinë, apo më mirë të themi, invazionin tregtar që po na imponohet, pa marrë parasysh vullnetin tonë politik. Aksioni ynë sot është në konfirmim të kërkesës sonë të vazhdueshme për sovranitet dhe dinjitet, në konfirmim të thirrjes sonë qytetare për të ndihmuar e për të mbrojtur prodhimin vendor”, thuhet në njoftimin e kësaj lëvizje, pasi është kryer ky aksion. “Nëse këtë mbrojtje nuk e ofron qeveria, sepse është e paaftë, e padëshiruar dhe e komprometuar, atëherë ajo le të shkojë. Vendin tonë e mbrojmë vetë ne, qytetarët, edhe ekonomikisht, edhe territorialisht", thuhet më tej në njoftimin e Vetëvendosjes.
Mediat serbe, me nxitim e kanë trajtuar këtë ngjarje, duke i dhënë konotacion “rrezikshmërisë për lëvizje të lirë në vendin tonë”. Në artikullin e saj, portali serb “B92” citon disa nga shoferët e kamionëve të tjerë, të kenë thënë se “nga shqiptarët janë kërcënuar se, po qe se vazhdojnë të sjellin mall nga Serbia, do t’i therin”. Shoferi i cituar nga kjo media, ka deklaruar se “kanë qenë rreth 50 shqiptarë, njëri prej të cilëve e ka marrë timonin dhe e ka drejtuar kamionin rreth rrugës, ku edhe e ka përmbysur”.
Ndërkohë, agjencia serbe e lajmeve “Beta”, ka thënë se “ky aksion i shqiptarëve ka ndikuar tek shoferët tjerë, të cilët në vendkalimin kufitarë kanë krijuar rrëmujë dhe se nuk dinë se si të veprojnë, veçanërisht ata që transportojnë mallra që nuk guxojnë të qëndrojnë gjatë, jashtë frigoriferëve”.
 
Arrestohen dy aktivistë të Vetëvendosjes!
 
Dy aktivistë të Lëvizjes “Vetëvendosje” u arrestuan, rreth orës 17:00, në hyrje të Prishtinës , ku policia ndaloi makinën e tyre, me të cilën qarkullonin. Aktivistët e arrestuar janë, Salih Zyba dhe Arbër Krasniqi, njofton Lëvizja Vetëvendosje. “Deri në këtë moment, policia nuk ka dhënë ndonjë informatë për arsyen e mbajtjes së tyre në arrest”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes, duke protestuar ashpër kundër këtij arrestimi, siç e quajnë ata, arbitrar, nga ana e policisë. Vetëvendosje ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të aktivistëve të saj.
 
 
Share