• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Nuk miratohet parashikimi buxhetor!

kuvendi_komunalDragash
- Ndonëse ka zgjatur mbi tre orë seanca e Kuvendit komunal të Dragashit, ku u shqyrtua korniza afatmesme buxhetore 2012 – 2014, përfundimi i saj nuk rezultoi me miratim. Çështja e votimit u la të bëhet në seancën e radhës, e cila është thirrur për datën 29 shtator, me të tjera pika të rendit të ditës.
Mosmiratimi i kësaj çështje madhore erdhi si pasojë e një atmosfere, ndryshe nga që jemi mësuar ta shohim në seancat e mëparshme. Qëndrimet e delegatëve ishin të pavarura nga subjektet politike që iu përkasin, duke kaluar në përfaqësim të lokaliteteve nga vijnë vetë delegatët. Shumica e delegatëve që diskutuan, në radhë të parë kritikuan parashikimin buxhetor, sepse nuk janë përfshirë fshatrat e tyre, dhe më pas përmenden edhe fshatrat tjerë, nga të cilët nuk ka delegatë, siç ishte “brenga” e secilit për rrugën e fshatit Pllajnik, pavarësisht se kryetari i Komunës, Salim Jenuzi, dha premtime të forta se rruga e këtij fshati është “punë e kryer” por që nuk dha detaje se nga janë siguruar mjetet financiare.
Seanca e së hënës e Kuvendit komunal të Dragashit shënoi rastin e parë, kur delegatët nuk morën qëndrim partiak, por u shndërruan në lokalistë, duke u ankuar se “fshatrat e tyre kanë mbetur jashtë projekteve me vlera të mëdha kapitale”. Dikur kryetar i degës së PDK-së, Mitat Fejza, u ankua se “mu para derës së tij është hapur një gropë e madhe dhe se ende nuk dihet se si do të përfundojë projekti që po zvarritet për shumë kohë”.
Kapllan Fetahu, delegat nga LDK-ja, iu ankua kryetarit se fshati i tij, Kuk, është harruar nga investimet kapitale. Ai tha se përqendrimi i të gjitha investimeve po orientohet në fshatrat e pozitës, veçanërisht në fshatin e kryetarit të Komunës, Zgatar. Mujdin Jusufi (AKR) shprehu habinë që në këtë parashikim të buxhetit është paraparë asfaltimi i rrugës së fshatit Vraniç, ku janë të përqendruara institucionet paralele të Serbisë. Kjo habi i Jusufit nxiti delegatët nga Gora që të reagojnë, duke thënë se “edhe ky fshat ka të drejtë të gëzoj investime, sepse paguan taksa si çdo qytetar tjetër”. Më nevrike u paraqit delegatja e Vatanit, Zinaida Elmazi, duke thënë se “për paratë e tyre nuk duhet të interesohen delegatët nga Opoja.
Që të gjithë delegatët patën kritika, të stilit, nëse nuk investohet në fshatin tim, nuk do ta miratoj këtë parashikim buxheti. Kjo zaten e shtyri kryesuesin e Kuvendit, Lulzim Rifaj, që mos ta vë në votim, pasi u pa se nuk do të kalonte. Ai propozoi që votimi të mbetet për seancën e radhës, por me plotësimin e vërejtjeve të delegatëve, të cilat do të inkorporohen urgjentisht në Komitetin komunal për Politikë dhe Financa, në bashkëpunim me kryetarin e Komunës dhe në koordinim me secilin delegat të KK-së.
Në pikën për eventualitete, delegati i vetëm i LDD-së, Qamil Kolloni, kërkoi ndihmën e kryetarit të Komunës “për ta zgjidhur një kontest pronësor të truallit që shfrytëzon shkolla e fshatit Kosavë”. Sipas tij, kjo shkollë aktualisht është e bllokuar dhe se nxënësit arrijnë nëpër rrugë anësore deri në bankat e shkollës, për shkak se pronari i truallit të shkollës e ka bllokuar atë, pasi nuk i janë përmbushur premtimet, kur ai e kishte dhënë truallin e tij për ndërtimin e shkollës. Po në këtë pikë, delegatët nga Gora u ankuan për “vjedhjet që po iu bëhen nga shtetasit e Shqipërisë”. Më i zëshmi ishte vetë zëvëndëskryesuesi nga radhët e komuniteteve pakicë, Sherif Aga, i cili tha se popullata e Gorës nuk ka besim tek policia pasi kjo e fundit “nuk është marrë me ankesat e tyre”. Ai madje shprehu dyshimin se “hajdutët mund ta marrin si përkrahje faktin që policia nuk po merret me ta”.
Seanca e plotë e KK-së është transmetuar në Radio SHARRI, prej orës 20:00, ndërkohë që seanca e radhës është paraparë të mbahet më 29 shtator, ku përveç pikave të parapara, do të votohet edhe për Kornizën afatmesme buxhetore, e cila në seancën e sotme nuk mori dritën e gjelbër nga delegatët.
 
 
Share