• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Plagosje enigmë, në Banjë të Malishevës!

plagosjeMalishevë
- Një qytetar nga Banja e Malishevës është plagosur rëndë, në orët e hershme të mëngjesit të së martës, në fshatin Shkozë të kësaj komune, njoftoi zëdhënësi i Policisë rajonale në Prizren, Hazir Berisha. Ai tha se, pak pas orës 2, në fshatin Shkozë të Malishevës ka ndodhur një incident i rëndë, ku një mashkull është plagosur rëndë. “Viktima është gjetur në veturën e tij, i përgjakur”, ka njoftuar Berisha, duke shtuar se xhami i parë i makinës ishte i shpuar në disa vende. “Me gjasë, xhami ishte shpuar nga plumbat e armës së zjarrit", njoftoi Berisha.
Rasti i plagosjes është konfirmuar edhe nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevës, ku pas dhënies së ndihmës së parë, pacienti është përcjellë me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në Prishtinë. Sipas të dhënave paraprake, viktima është plagosur në kokë. Policia ka njoftuar se e ka arrestuar një të dyshuar, në lidhje me këtë incident të rëndë, ku edhe ka sekuestruar një revole me të cilën dyshohet se është kryer vepra. Burime nga fshati Shkozë njoftojnë se i dyshuari është një i moshuar nga ky fshat. Policia ka deklaruar se është në hetim intensiv të këtij rasti, prandaj, që në fillim të procedurave hetimore, nuk ka mundur të flasë për motivet e kryerjes së kësaj vepre.
 
 
Share