• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Përleshje fizike mes KFOR-it dhe serbëve!
e Mërkurë, 28 Shtator 2011 00:36

kfori_akcionPrishtinë
- Së paku 15 persona janë lënduar në përleshjet mes forcave të KFOR-it dhe qytetarëve ekstremistë serbë, në veri të vendit. Gazeta beogradase “Blic” raporton se një i lënduar serb është në koma, një tjetër është i lënduar në gjoks dhe është në gjendje të rëndë, ndërkaq pjesëmarrësit tjerë në ballafaqim me KFOR-in kanë pësuar lëndime më të lehta.
Zëdhënësja e misionit të BE-së në Kosovë, Irina Gudeleviq, ka deklaruar se barrikadat në pjesën veriore të Kosovë, duhet të hiqen. “Barrikadat e kufizojnë lirinë e lëvizjes dhe duhet të hiqen”, i tha Gudeleviq agjencisë serbe “Beta”, duke shtuar se, fundi i fundit, njerëzit që më së shumti dëmtohen, janë ata që jetojnë në afërsi të tyre dhe kjo e bënë jetën e tyre edhe më të vështirë.
Edhe Brukseli ka apeluar për qetësi dhe sjellje të përgjegjshme. Zëdhënësja e Baroneshës, Catherine Ashton, Maja Kocijançiq, ka thënë se BE-ja do të ofrojë mbështetjen e plotë për EULEX-in dhe KFOR-in, në veprimet e tyre drejt qetësimit të situatës. Ajo gjithashtu shtoi se BE mbështet plotësisht heqjen e barrikadave. Në Bruksel, diplomatë të huaj kanë demantuar fuqishëm akuzat e Borko Stefanoviqit se gjoja KFOR-i dhe EULEX-i kanë shkelur mandatin e tyre, duke përdorë dhunë për heqjen e barrikadave.
KFOR-i dhe EULEX-i kanë lëshuar nga një komunikatë për media, duke komentuar ngjarjet e së martës në veri të vendit.  Sipas EULEX-it, aksioni i mëngjesit të së martës ka qenë në bashkëpunim me KFOR-in, për të marrë nën kontroll një pikëkalim të paautorizuar kufitar, afër Pikës 1, në Jarinë. “Faza fillestare e operacionit kaloi qetë. Më vonë, disa individë tentuan të kalojnë pengesat e KFOR-it. Ndaj ushtarëve të KFOR-it, të cilët po tentonin të forconin kontrollet, në pikëkalimin ilegal kufitar, është përdorur dhunë. Disa persona, përfshi protestues e ushtarë të KFOR-it, u lënduan”, thuhet në komunikatën e EULEX-it, ku bëhet e ditur se në Portat 1 dhe 31 janë të vendosur EULEX-i dhe KFOR-i, në mënyrë që të fuqizohet sundimi i ligjit. “Dhuna kundër KFOR-it dhe EULEX-it është e papranueshme. Është me rëndësi që të gjithë të përmbahen dhe të veprojnë me përgjegjësi”, ka thënë Nikolas Hauton, zëdhënësi kryesor i EULEX-it, duke shtuar se ky mision po i vlerëson rrethanat e dhunës dhe se synon të nis një hetim rreth asaj se çfarë ka ndodhur.
Ndërkaq, në komunikatën e KFOR-it thuhet se, rreth orës 13, një makinë civile ka tentuar që me dhunë ta kalojë pikëkalimin kufitar në Jarinë. “Forcat e KFOR-it, të dislokuara për ta mbështetur EULEX-in në zonën e pikëkalimit kufitar në Jarinë, vepruan për të parandaluar thyerjen, ku një ushtar i KFOR-it u lëndua nga makina”, thuhet në komunikatën e KFOR-it, ku sqarohet se, gjatë incidentit, është tentuar që të merret edhe arma e ushtarit, dhe, pas një paralajmërimi verbal, një ushtar i KFOR-it ka shtënë me armë, duke lënduar personin civil që tentoi t’i merrte armën. “Personi civil është larguar nga aty me një ambulancë civile dhe nuk kemi informata mbi gjendjen e tij të tanishme”, bën të ditur KFOR-i, duke sqaruar se situata ishte keqësuar, kur një sërë bombash janë hedhur në drejtim të KFOR-it, duke shkaktuar lëndime të vogla, sikurse që ka pasur konfirmime se janë qëlluar me armë ushtarët e KFOR-it. “Aktualisht, situata është e tensionuar, por nën kontroll”, siguron KFOR-i, duke bërë me dije se ushtarët e kësaj force janë të përkushtuar në sigurimin e ambientit të qetë dhe të sigurt dhe se do të përdorë të gjitha mjetet e lejuara, në bazë të mandatit që ka. “Ne jemi thellësisht të bindur se shumica e popullatës dëshiron paqe dhe stabilitet dhe se veprimet e tilla, çofshin ato nga individë apo grupe, janë kërcënim serioz ndaj sigurisë së banorëve në atë zonë”, thuhet në deklaratën e KFOR-it, duke apeluar tek qytetarët që të përmbahen nga dhuna dhe të përkrahin një zgjidhje paqësore për krizën e tanishme.
Share