• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Në Prizren u ekspozuan prodhimet vendore

biznesi_vendorPrizren
- Rreth 100 prodhues vendor kanë ekspozuar prodhimet e tyre në qendër të Prizrenit, në kuadër të projektit tradicional “Javët e Biznesit Kosovar 2011, unë konsumoj prodhimeve vendëse, po ju”. Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, kërkoi nga qytetarët që të jenë më nacionalistë. Sipas tij, ky është një eveniment shumë i rëndësishëm i ekspozimit të prodhimeve vendëse, e të cilat janë shumë cilësore, të sigurta për konsumim dhe shëndetin e qytetarëve. “Është momenti i fundit që të marrim vendimin definitiv për shkak të sigurisë së prodhimeve ushqimore të Kosovës dhe t’i konsumojmë qind për qind e të mos konsumojmë prodhime të importuara”, tha Ramadan Muja, duke shtuar se shumë shtete shprehet fanatizëm për konsumimin e prodhimeve vendëse e qw edhe tek ne po rritet nga dita në ditë një gjë e tillë.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se çelësi i suksesit është bashkëpunimi ndërmjet prodhuesit, konsumatorit dhe qeverisë, sepse ky trekëndësh është më i rëndësishëm kur i fuqizon dhe i bashkërendon forcat e veta e të cilat janë që ne jemi më të fortë ndaj importit i cili është i ashpër në Kosovë. “Kosova po tregon se është treg liberal, i cili shpesh nuk ka shkuar në drejtim të zhvillimit ekonomik. Ne duhet të jemi të bashkërenduar me ndërkombëtarët për të nënshkruar marrëveshje që nuk janë në favor të vendit, biznesit dhe ekonomisë tonë, por janë në favor dhe biznesit global”, theksoi Shahini. Sipas tij, i gjithë ky organizim ka një mesazh “konsumoni prodhime vendëse, sepse duke bërë një gjë të tillë do të rritet cilësia e shërbimeve në të gjitha fushat e jetës, sepse rritet zhvillimi ekonomik, buxheti dhe mirëqenia”.
 
 
Share