• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
ProCredit Banka nis fushatën informative
e Enjte, 29 Shtator 2011 01:10

procredit_kosovaPrishtinë
- ProCredit Banka ka filluar të mërkurën me fushatën më të re informative “Mëso më Shumë”, e cila, sipas zyrtarëve të kësaj banke, është e përqendruar në ofrimin e informatave të nevojshme për klientët e vet, lidhur me shërbimet themelore bankare, në mënyrë që ata të marrin vendime të informuara, kurdo që iu paraqitet nevoja për një shërbim bankar.
Drejtori gjeneral i ProCredit Bankës,  Philip Sigwart, këtë fushatë e ka vlerësuar thelbësore, sepse publiku i gjerë do të ketë njohuri themelore në lidhje me bankat, si dhe për shërbimet dhe produktet bankare. “Me këto informata, klientët marrin vendime të mirinformuara kur zgjedhin bankën dhe produktin, për të cilin ata kanë nevojë, e posaçërisht kur të marrin kredi”, tha Sigwart.
Kjo fushatë e ProCredit Bankës është mbështetur edhe nga Banka Qendrore e Kosovës, me shpresë se doracakët të cilët i kanë publikuar do të shërbejnë si një udhëzues për marrëdhëniet e klientëve me bankat. Për më tepër, thonë zyrtarët e kësaj banke, klientët do të ndihmohen nga kjo fushatë që të bëjnë pyetjet e duhura në zgjedhjen e një produkti bankar apo në marrjen e një vendimi të informuar, para se të zgjedhin ndonjërin nga produktet apo shërbimet bankare. “Si një bankë e orientuar drejt zhvillimit dhe përgjegjësisë ndaj shoqërisë, ProCredit Bank ndjenë  nevojën që të kontribuoj në informimin financiar të publikut të përgjithshëm”, tha Sigwart.
 
 
Share