• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Miratohet parashikimi buxhetor 2012 – 2014!

kk_drDragash
- Pa votat e partisë më të madhe opozitare (LDK), delegatët e Kuvendit komunal të Dragashit, miratuan të enjten buxhetin komunal për vitin 2012, i cili arrin shumën pak më shumë se 5 milion e gjysmë (5.547.372 €). Sipas vendimit që nxori Kuvendi, buxheti i Komunës së Dragashit përbëhet nga mjetet e qeverisë republikane, të lejuara me Qarkoren buxhetore 2012/02 dhe mjeteve vetanake, të cilat i ka paraparë qeveria lokale se do t’i grumbullojë gjatë vitit 2012.
Për shkak se kjo komunë mbetet ndër më të varfrat në vend, vetëm 400 mijë euro janë paraparë si të hyra vetanake, ndërsa të tjerat do të sigurohen nga qeveria qendrore. Nga kjo shumë, Komuna ka paraparë të tuboj 140 mijë euro nga Tatimi në pronë, 121 mijë nga Taksat komunale, 74 mijë prej Ngarkesave komunale, 35 mijë nga participimi në shëndetësi dhe 30 mijë euro nga burime të tjera.
Kuvendi komunal ka miratuar edhe planifikimin buxhetor 2012 – 2014, i planifikuar në bazë të Qarkores buxhetore të Kosovës 2012/01, Qarkores buxhetore 2012/02 dhe i përfshirë në Kornizën afatmesme të Buxhetit për Komunën e Dragashit. Sipas këtij vendimi, parashikimi i Buxhetit komunal për vitin 2013 është paraparë të arrij shifrën mbi 5 milion e gjysmë (5.788.600 €) . Ndërkaq, parashikimi i buxhetit për vitin 2014 është paraparë të arrij pak më shumë se 6 milionë (6.003.423 €).
Përgatitja e Buxhetit komunal, si kërkesë fillestare për periudhën 2012 – 2014, ka filluar në qershor të këtij viti. Kësaj kërkese i kanë paraprirë këshillimet nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave (MEF) dhe asistenca nga OSBE-ja. Si Draft fillestar, parashikimi i buxhetit është prezantuar në një dëgjim publik, i cili është transmetuar edhe në Radio SHARRI, e të cilin e ka organizuar kryetari i Komunës, Salim Jenuzi dhe Zyra komunale e Financave. Më pas është shqyrtuar në një takim me drejtorët komunalë dhe në fund, si Draft përfundimtar, ky buxhet është shqyrtuar dhe miratuar në Komitetin komunal për Politikë dhe Financa.
Në bazë të propozimeve të dala nga dëgjimi publik, drejtorët komunalë, si dhe propozimeve dhe sugjerimeve të Komitetit për Politikë dhe Financa, është hartuar propozimi final i këtij dokumenti, i cili të enjten u miratua edhe nga Kuvendi komunal, si organ më i lartë legjislativ.
Vlenë të theksohet se miratimi i këtij dokumenti bazë për funksionalitetin e organeve komunale, ishte në rend dite në seancën e së hënës, por mori shumë vërejtje nga delegatët, madje edhe nga delegatët e partisë në pushtet. Kështu që, me propozimin e kryesuesit të Kuvendit, Lulzim Rifaj, dokumenti u kthye për rishqyrtim në Komitetin për Politikë dhe Financa, për t’u risjellë sërish në seancën e së enjtes. Megjithatë, miratimin e kundërshtuan delegatët e LDK-së dhe ai i AKR-së, ndërkohë që dy delegatët e AAK-së abstenuan. Pavarësisht kësaj, me shumicë votash, dokumenti u miratua në tërësi.
 
 
Share