• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Filloi aksioni humanitar “Solidariteti në vepër”

ndihma_familjeveDragash
- Dega e Kryqit të Kuq të Kosovës (KKK), në Dragash, edhe këtë vit realizon aksionin gjithëpopullor “Solidariteti në vepër”. Ky aksion tradicional organizohet çdo vit, gjatë gjithë muajin tetor, ku qytetarët mund të ofrojnë ndihma në veshmbathje, ushqime, shtrojë dhe mbulojë, mjete financiare dhe ndihma të tjera, të cilat dorëzohen në të gjitha degët e Kryqit të Kuq, ndërsa diaspora mund të ndihmojë përmes Zyrës Kryesore të KKK-së në Prishtinë. Sekretari i degës së kësaj organizate humanitare në Dragash, Muamer Rexhepi, tha për Radio SHARRI-n se për këtë aksion KKK-ja ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura, në mënyrë që të fillojë, që sot, me këtë aksion. “Bartësit kryesor të aksionit janë degët e Kryqit të Kuq të Kosovës, si dhe vullnetarët që do të ndihmojnë në grumbullimin e gjësendeve, të cilat do t’iu shpërndahen më pas familjeve nevojtare. Ne jemi gati dhe i lusim qytetarët që kanë gjendje të mirë ekonomike, të na përkrahin në këtë aksion humanitar, për t’iu dalë në ndihmë vëllezërve dhe motrave tona nevojtare, të cilët e kanë më të vështirë jetën gjatë stinës së dimrit”, tha Rexhepi.
Kryqi i Kuq i Kosovës është Shoqatë humanitare, misioni i së cilës është që të lehtësoj vuajtjet e njerëzve, të mbrojë jetën dhe shëndetin e tyre, pa dallim kombi, race, feje, statusi shoqëror apo bindjeve politike. Qëllimi i realizimit të këtij projekti, si dhe i aktiviteteve tjera të KKK-së, është që t’iu ndihmoj njerëzve me gjendje të rrezikuar ekonomike, kudoqofshin dhe ngadoqofshin ata.
 
 
Share