• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Sot fillon viti i ri akademik në UPZ!

mazllum_baraliuPrizren
- Rektori i ri i Universitetit publik të Prizrenit, Mazllum Baraliu, në paraqitjen e tij të parë publike, brenda hapësirave të këtij institucioni të lartë arsimor, ka pranuar se gjendja në këtë vatër arsimore nuk është e lakmueshme dhe se duhet angazhim me përgjegjësi, për të ndryshuar këtë realitet. Udhëheqësi i Universitetit të dytë publik të Kosovës ka vlerësuar se vizioni i paramenduar për rrugëtimin e këtij institucioni ende nuk është jetësuar, për të cilën gjë, sipas tij, është e domosdoshme që të bëhet një vlerësim i gjendjes aktuale, në mënyrë që të ndërmerren hapat e duhur në të ardhmen. “Si është menduar ky Universitet dhe se si është në realitet, janë dy gjëra të ndryshme. Tjetër gjë është dëshira e dikujt, ëndrra e dikujt për të bërë diçka dhe në mënyrën përkatëse dhe tjetër gjë është realiteti që mund të ndodhë. Dallimi mes këtyre dy kategorive dhe fenomeneve nuk është i rëndësishëm për momentin. Aktualisht, e rëndësishme është që të ketë një vlerësim të gjendjes këtu dhe të planifikohet për një ndryshim pozitiv, për atë që s’është bërë mirë dhe një vlerësim e respekt për atë që është bërë mirë”, tha Baraliu të dielën, në konferencën e parë për shtyp në cilësinë e rektorit të UPZ-së.
Profesori shumëvjeçar i Universitetit të Prishtinës, Mazllum Baraliu, të shtunën është emëruar rektor i Universitetit publik të Prizrenit, në bazë të një vendimi të nënshkruar nga ministri i Arsimit, Ramë Buja. Baraliu, si sfida kryesore përmendi mbetjen pa buxhet të UPZ-së gjatë vitit të kaluar akademik, si dhe mosakreditimin nga institucionet përkatëse, për shkak të problemeve të brendshme. Sipas tij, objektivat kryesore të menaxhmentit të UPZ-së do të jenë angazhimi i profesorëve, ligjëruesve dhe asistentëve.
Si tjetër shtyllë të veprimit strategjik, Baraliu veçoi bashkëpunimin e gjithanshëm me Universitetin e Prishtinës, MASHT-in, si dhe bashkëpunimin me universitetet tjera të vendit dhe rajonit. Rektori i ri i UPZ-së tha se nuk do të ketë shtyrje të fillimit të vitit të ri akademik në UPZ, pasi që janë pajtuar Bordi i UPZ-së dhe MASHT-i, që viti i ri akademik të filloj të hënën. “Kontradiktat, në lidhje me vitin e ri akademik janë sqaruar dhe mësimi do të nisë të hënën, më 3 tetor. Nuk ka arsye për shtyrje”, tha Baraliu.
 
 
Share