• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Krerët e Prizrenit në Prokurori!

nijazi_kryeziuPrizren
- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja dhe kryesuesi i Kuvendit komunal, Nijazi Kryeziu, të hënën janë paraqitur në Prokurorinë e Qarkut për të dhënë dëshmitë e tyre para organit të ndjekjes, në lidhje me dyshimin për shpërdorim të detyrës zyrtare, gjatë dhënies në shfrytëzim të disa ngastrave kadastrale, të cilat kanë qenë në pronësi të pushtetit lokal. Sipas deklaratave të përfaqësuesve ligjorë të të intervistuarve, gjatë dëshmisë së dhënë në Prokurori, Muja dhe Kryeziu kanë mohuar pretendimet për shkelje ligjore, duke vlerësuar se akuzat e bëra kanë motiv politik, dhe se janë pa bazë të qëndrueshme legale.
I pari i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ka qëndruar afër dy orë në Prokurori dhe, pas përfundimit të intervistimit, është larguar nga dera e pasme e objektit, duke iu shmangur në këtë mënyrë gazetarëve. Megjithatë, avokati i tij, Engjëll Çeta, ka konfirmuar se Muja është marrë në pyetje me ftesë të prokurorit, me dyshimin se i ka kryer dy vepra penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare. "Është e vërtetë se kryetari i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, është marrë në pyetje me ftesë të prokurorit për dyshimin se i ka kryer dy vepra penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare nga neni 339 të Ligjit Penal të Kosovës, që i përkasin dy rasteve të përfolura në publik, lidhur me rastin për ndërtimin e shkollës “Gulistan” dhe për një ndërrim të një patundshmërie me qytetarin H. K", ka thënë Çeta. Sipas tij, në bazë të provave ekzistuese dhe mbrojtjes së kryetarit, del se nuk ka prova për asnjërën vepër dhe se dhënia në shfrytëzim e ngastrave është bërë në mënyrë ligjore. Avokati Çeta ka bërë të ditur se edhe kryetari Muja ka vlerësuar se kjo padi ka prapavijë politike, meqë është bërë nga një aktivist i LDK-së. "Krejt kjo procedurë, sipas kryetarit Muja, është e motivuar politikisht”, ka thënë Çeta, duke përmendur njërin prej eksponentëve të partisë opozitare, Ridvan Hoxhën, për të cilin tha se është i motivuar me interesa partiake dhe politike. “Siç pohon kryetari, aktakuza paraqet, kinse kryetari ka kryer vepra të palejuara. Në këtë mënyrë, kjo aktakuze ka për qëllim komprometimin e kryetarit, para zgjedhjeve të ardhshme", ka deklaruar Çeta.
Ndërkaq, këshilltari për media i kryetarit Muja, Ymer Berisha, ka thënë se i pari i komunës dhe autoritetet tjera kanë respektuar ftesën e prokurorisë dhe se këtë do të bëjnë edhe në të ardhmen, për të gjitha lëndët. "Kryetari, me ftesë të Prokurorisë, ka qenë në Prokurori dhe do të bashkëpunoj edhe në të ardhmen. Institucionet komunale respektojnë prokurorinë dhe institucionet e gjyqësisë në përgjithësi. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë për çdo lëndë që ata konsiderojnë se duhet të konsultohet kryetari i Komunës dhe gjithë autoritetet komunale", ka thënë Berisha.
 
 
Share