• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Bastiset administrata e policisë!
e Mërkurë, 05 Tetor 2011 14:23

eulex_mpbPrishtinë
- Gjashtë persona janë arrestuar si të dyshuar për keqpërdorime, gjatë furnizimit të policisë me armë dhe municione.
Lajmin e ka konfirmuar vetë EULEX-i, policët e së cilit mision kanë bastisur të mërkurën 12 lokacione anembanë Kosovës, si dhe dy të tjera në Gjermani. Misioni i EULEX-it ka bastisur Administratën e Policisë së Kosovës dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, si dhe disa lokacione të tjera në gjithë Kosovën. Si rezultat i këtij aksioni, gjashtë persona janë arrestuar si të dyshuar për keqpërdorime që kanë të bëjnë me procedurat e prokurimit në Polici dhe bizneset që e furnizojnë policinë me armë dhe municion. Në komunikatën e EULEX-it thuhet se nga të arrestuarit, dy janë punonjës të administratës policore, një tjetër është zyrtar i MPB-së, ndërkaq 3 të tjerë janë nga bizneset private. “Si pjesë e këtij hetimi, policia gjermane ka bastisur një objekt afarist dhe një shtëpi private në Gjermani. Keqpërdorimet e pohuara kanë të bëjnë me procedurat e prokurimit në Policinë e Kosovës dhe bizneseve që e furnizojnë policinë me armë dhe municione. Për shkak të këtyre keqpërdorimeve të pohuara, buxheti i Policisë së Kosovës është dëmtuar për disa miliona euro, gjë që e ka bërë Policinë e Kosovës viktimën kryesore të kësaj afere”, thuhet në komunikatën e lëshuar sot nga Misioni EULEX.
Mësohet se në MPB është bastisur Departamenti për Siguri Publike, me ç’rast janë konfiskuar dokumente nga dy zyrtarë të këtij departamenti që janë të përfshirë në kuadër të këtij hetimi. Hetimi udhëhiqet nga një prokuror i EULEX-it, nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
 
Share