• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Ndërroi jetë, Ramiz Alia!
e Premte, 07 Tetor 2011 12:45

ramiz_aliaTiranë
- Në mëngjesin e së premtes, në sanatoriumin e Tiranës ka ndërruar jetë Ramiz Alia, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë dhe kryetar i parë shteti i Shqipërisë pluraliste. Alia, 86 vjeç, ndodhej i shtruar në sanatorium për shkak të komplikimeve në mushkëri. Ky ishte tentimi i fundit për kurim, pasi ai edhe më parë i drejtohej spitalit për probleme, kryesisht rreth trashjes së gjakut në mushkëri (trenboembolia pulmonare).
Ramiz Alia lindi më 18 tetor 1925, në Shkodër. Iu bashkua Lëvizjes komuniste, pa i mbushur ende 20 vjet. U bë pjesëtar i Ushtrisë partizane dhe pas çlirimit nisi karrierën politike. Diplomoi në shkollën e partisë në Moskë, në vitin 1954. Në vitin 1961 pranohet në Byronë Politike të Partisë së Punës së Shqipërisë, duke u bërë njëri nga figurat më të rëndësishme të vendit, gjatë diktaturës gjysmëshekullore. Gjatë kësaj periudhe, Ramiz Alia kreu detyra të ndryshme. Përveçse ishte anëtar i Byrosë, ai ishte edhe Ministër i Arsimit dhe Kulturës, deputet, kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Sekretar i Parë i Partisë Komuniste dhe kryetar i Këshillit Presidencial, që e krijoi vetë në vitin 1991. Pas zgjedhjeve të para shumëpartiake në Shqipëri, të zhvilluara më 31 mars 1991, parlamenti i ri pluralist, i dominuar nga deputetët komunistë, më 30 prill 1991 e zgjodhi Alinë, President të Republikës.
Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 22 marsit 1992, kur fitoi koalicioni i opozitës, i udhëhequr nga Partia Demokratike, më 3 prill 1992 Alia dha dorëheqje nga posti i Presidentit dhe u tërhoq nga jeta politike, ndërkohë që Partia e Punës kishte filluar reformimin, duke u shndërruar në Parti Socialiste, me në krye, Fatos Nanon.
Për më shumë, figura e Ramiz Alisë ka ngjallur diskutime të shumta, në lidhje me rolin që ai luajti apo nuk pranoi ta luante, në procesin e zhvillimeve demokratike në vend. I burgosur gjatë viteve të 90-ta, për shpërdorime, ai përfitoi nga amnistia e vitit 1997 dhe u largua për pak kohë nga Shqipëria. U rikthye në Tiranë në vitin 1998, ku vetëm bëri një jetë të qetë prej pensionisti, por duke qenë i ftuar në pritje dhe aktivitete të ndryshme, në cilësinë e ish-Presidentit të Republikës.
 
 
Share