• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Policët ndihmojnë në rrëmbim!

policia_kosovarePrizren
- Rrëmbimi i një biznesmeni në rajonin e Prizrenit, ia ka shtuar hijen e keqe Policisë së Kosovës, për shkak se tre pjesëtarë të saj janë përfshirë në këtë veprim, me qëllim përfitimi material. Lajmi është shpërndarë me shpejtësi në media, përkundër faktit se është munduar të mbahej i fshehur nga policia, pasi në ngjarje ishin të përfshirë edhe pjesëtarë të saj.
Mediat njoftojnë se Policia, në dy operacione të ndara, ka arrestuar pesë të dyshuar, ndër ta tre pjesëtarë të saj. “Dy policë, njëri nga ta me gradën rreshter, dhe një police, janë arrestuar. Këto informata janë mbajtur të fshehura”, citohet t’i ketë thënë një burim i sigurt Agjencisë së Lajmeve “Ekonomisti”. Kjo agjenci ka përmendur edhe emrat e policëve: Besim Paçarizi, Beqir Dangallaj dhe policja, Fatmire Rexhbeqaj, që të gjithë me detyrë në rajonin e Prizrenit.
Sipas agjencisë, rrëmbimi ka ndodhur ndërmjet 10 e 14 shtatorit, kur një biznesmen është mbajtur në një shtëpi, në rrethinën e Prizrenit, nga i cili kanë kërkuar rreth 100 mijë euro, në këmbim të lirimit. I rrëmbyeri, thuhet se ka paguar një shumë të të hollave dhe, me datën 14 shtator, rreth mesnatës, është lënë i lirë. Në vijim, më 23 shtator, policia ka bërë arrestimin e të dyshuarve, si dhe kontrollimin e shtëpive dhe lokaleve të tyre në Prizren. Si pjesë e procedurës hetimore, siç edhe është njoftuar nga policia në atë kohë, janë konfiskuar dy armë automatike të llojit AK 47, 39 fishekë të kalibrit 7.62, 43 fishekë të kalibrit 9 milimetër, një kompjuter (lap-top), 3 telefona mobilë dhe gjësende të tjera, të cilat mund të përdoreshin si prova materiale në procedurë.
I kontaktuar përmes telefonit, zëdhënësi i Policisë në Prizren, Vesel Gashi, i tha Radio SHARRI-t se me këtë rast po merren organet më të larta qendrore dhe se ende nuk kanë përfunduar hetimet. “Drejtoria që merret me krimet e organizuara është duke u marrë edhe me këtë rast, për të cilin ne po i mbështesim. Por, deri në përfundim të hetimeve, ende nuk mund të themi gjë, pasi ky rast kërkon më shumë detaje në hetim”, tha Gashi, duke mos e kontestuar lajmin, i cili është publikuar nga media të ndryshme kosovare.
Nga ana tjetër, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, u ka rekomanduar medieve që për këtë rast të kontaktojnë me zëdhënësit rajonal të policisë në Prizren.
 
 
Share