• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
“Duaje tënden” edhe në Dragash!

vetevendosje_dragashDragash
- Dita e premte, e cila është më e “gjallë” në Dragash, për shkak se është ditë tregu në këtë qytezë, u ka shërbyer më së miri aktivistëve të Lëvizjes “Vetëvendosje” që të promovojnë fushatën “Duaje tënden”, duke vendosur në prodhimet vendore tiketat me këtë mbishkrim.
Aktivistët e Vetëvendosjes, kanë zhvilluar edhe në këtë komunë të skajshme të vendit fushatën për promovimin e prodhimeve vendore, duke i vizituar disa markete, kafene dhe ndërmarrje prodhuese. Ata iu shpërndanë edhe kalimtarëve të shumtë fletushka informuese, trakte politike, fanella, dhe tiketa vetëngjitëse, me qëllim të sensibilizimit të kësaj fushate.
Sipas drejtuesve të degës së Vetëvendosjes, në Dragash, aktivistët e tyre kanë vizituar disa ndërmarrje prodhuese dhe markete edhe në disa fshatra të kësaj komune, ku kanë hasur në një përkrahje të pa rezervë për prodhimet vendore, duke kërkuar që të bëhet edhe më shumë në promovimin e tyre. Admir Flugaj, drejtues i Vetëvendosjes në Dragash, ka thënë se “kjo fushatë është pritur mirë dhe është përkrahur nga afaristët dhe qytetarët e kësaj komune”. Sipas tij, tek qytetarët është përforcuar bindja se kjo fushatë i ndihmon edhe zhvillimit të ekonomisë, e cila është shkatërruar, si dhe krijon parakushte për shtim të numrit të të punësuarve në ndërmarrjet vendore”. Flugaj thotë se në fokus të kësaj fushate ka qenë edhe promovimi i prodhimeve blegtorale, sepse dihet që komuna e Dragashit është ndër rajonet më me perspektivë për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë. “Duhet të orientohemi në zhvillimin e këtyre dy sektorëve mjaft të rëndësishëm, sepse janë shtyllat kryesore për zhvillimin ekonomik në këtë trevë”, tha Flugaj.
Share