• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Kilometrat e parë të autostradës, gati!
e Martë, 11 Tetor 2011 23:25
autostradaPrishtinë - Kilometrat e parë të autostradës së kombit, në Kosovë, gjithsej 38, do të hapen për qarkullim gjatë këtij muaji. Këtë e bëri të ditur ministri i Infrastrukturës në qeverinë e Kosovës, Fehmi Mujota.
Duke folur për këtë projekt, para Komisionit parlamentar për ekonomi, Mujota tha se deri më tani është realizuar një pjesë e tij, me vlerë rreth 225 milion euro. Ai shtoi se deri në fund të këtij viti, do të kryhen në masën 100% të gjitha investimet e parashikuara për vitin 2011.
I pyetur nga përfaqësuesi i “Vetëvendosjes”, Visar Ymeri, ministri Mujota iu shmang përgjigjes konkrete mbi vlerën reale të këtyre punimeve. Po ashtu, anëtarët e Komisionit për Ekonomi dhe Infrastrukturë, për rreth dy orë ngritën pyetje të shumta, lidhur me ecurinë e punimeve, jo vetëm rreth autostradës së kombit, por edhe rreth punimeve të tjera nëpër rrugët e Kosovës, ku thanë se me vite të tëra po ngecin punimet. Në fund të takimit me komisionin parlamentar, Mujota prezantoi edhe projektin tjetër madhor, atë të autostradës që duhet të lidhë Prishtinën me Shkupin.
 
 
Share