• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
“Dokufesti” promovon kulturë në shkolla!

dokufest_prizrenPrizren
- Përfaqësuesit e festivalit të filmit dokumentar dhe atij të shkurtër “Dokufest”, në bashkëpunim me institucionet arsimore të Komunës së Prizrenit dhe të Suharekës, kanë ndërmarrë nismën për përhapjen e kulturës së filmit edhe nëpër shkolla. Me nënshkrimin e një memorandumi të mirëkuptimit, të enjten janë hedhur themelet për krijimin e klubeve të filmit, të cilat, krahas organizimit të projeksioneve, do të realizojnë edhe debate, ku do të përqendrohen tek çështjet që ndërlidhen me të drejtat e njeriut. “Në bashkëpunim me Drejtorinë komunale të Arsimit në Prizrenit dhe të asaj në Suharekë, drejtorët e shkollave, profesorët dhe nxënësit, do të formohen klubet e filmit në gjimnazin ‘Remzi Ademaj’ dhe ‘Loyola’ në Prizren, si dhe në gjimnazin ‘Jeta e Re’ në Suharekë”, ka thënë zëdhënësja e “Dokufestit”, Nita Deda. Sipas saj, ky projekt do të realizohet në bashkëpunim me festivalin “One World” të Pragës, i specializuar për filmat dokumentarë që trajtojnë të drejtat e njeriut. Ndërkaq, Linda Lulla, menaxhere e projektit “Shkolla dhe Filmi Dokumentar - Promovimi i vlerave demokratike të drejtave të njeriut përmes filmit” ka sqaruar se shkollave do t’iu dhurohen pajisjet e duhura për shfaqjen e filmave, si dhe filmat dokumentarë që trajtojnë të drejtat e njeriut. “Pas shfaqjes, do të hapen debate mbi çështjet e trajtuara në filma. Ato kanë për qëllim rritjen e vetëdijes së nxënësve në lidhje me çështjet e të drejtave të njeriut dhe zhvillimin e një shoqërie demokratike”, tha Lulla, në një konferencë për media.
Në anën tjetër, drejtori i Arsimit në Komunën e Prizrenit, Nexhat Çoçaj, ka theksuar se ky institucion është i nderuar, me faktin që i është dhënë mundësia e bashkëpunimit me këtë festival që, sipas tij, ka krijuar nam, jo vetëm në Kosovë por edhe në skenën ndërkombëtare. Çoçaj është shprehur i bindur se kjo nismë do të sjellë një përvojë të re për nxënësit e shkollave përkatëse, praktikë kjo që, sipas tij, do të mundësojë kultivimin e kulturës së debatit por edhe zgjerimin e njohurive përmes projeksionit të rrëfimeve të ndryshme mbi të drejtat e njeriut. Në këtë ceremoni, të pranishëm ishin edhe Sali Ademaj, drejtor i gjimnazit “Remzi Ademaj” në Prizren dhe Enver Sulaj, profesor në gjimnazin “Loyola”, gjithashtu në Prizren. Sipas përfaqësuesve të “Dokufestit”, vitin e kaluar kjo organizatë, në bashkëpunim me personelin e arsimit kosovar, publikoi një manual me informata mbi filmat dokumentarë dhe përdorimin e tyre si mjet edukimi në shkollat e mesme të Kosovës, për çështjet e të drejtave të njeriut.
Në vazhdimin e projektit, këtë vit “DokuFest” do të promovojë manualin edhe në shkollat e tjera të mesme të Prizrenit dhe të rrethinës së tij, por nuk do të ketë promovim në gjimnazin e Dragashit. Nexhat Çoçaj, drejtor komunal i Arsimit në Prizren, tha për radion tonë se kjo nuk varet nga strukturat komunale por nga organizatorët. “Ne nuk vendosim për këtë, ndonëse do të dëshironim që të përfaqësohej edhe gjimnazi i Dragashit. Kjo varet nga organizatorët e “Dokufestit”, ku ne vetëm jemi të përfaqësuar vizuelisht si zyrtarë të pushtetit lokal dhe jo si organizator”, tha Çoçaj për Radio SHARRI-n, duke u zotuar se këtë nevojë, megjithatë, do ua propozoj organizatorëve.
 
 
Share