• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Dy të vdekur në aksident komunikacioni!
policia1Malishevë - Dy persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar rëndë në një aksident komunikacioni, I cili ka ndodhur pak para mesditës së të shtunës, në hyrje të fshatit Astrazup të Malishevës. Aksidentin në fjalë e ka konfirmuar edhe Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, duke bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur, kur një veturë që lëvizte nga Malisheva në drejtim të Rahovecit kishte hyrë në tejkalim të një kamioni dhe, në pamundësi për ta tejkaluar, është ndeshur direkt me një kamion tjetër që po levizte nga krahu i kundërt.
Zëdhënësi i policisë në Prizren, Hazir Berisha, bëri të ditur se pas aksidentit, të lënduarit, pas ndihmës së parë në QKMF “Dr.Shpëtim Robaj” në Malishevë, , janë transferuar menjëherë në QKU, në Prishtinë. Në QKMF “Dr.Shpëtim Robaj” ka qenë e vështirë të merret ndonjë informacion, por nga të njohurit e viktimave mësohet se janë dy vëllezërit, A.Morina dhe M. Morina nga Drenofci, të cilët kanë humbur jetën në këtë aksident, kurse të lënduarit thuhet të jenë familjarë të tyre. Në vendin e ngjarjes vetura dukej e dëmtuar tej mase, ndërsa kamioni i përfshirë në aksident kishte dalë nga rruga, me gjasë, për t’iu shmangur aksidentit.
 

 

 

Share