• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Minihidrocentralet, do ta zhvillonin Dragashin!

hidrocentrali_dikancaDragash
– Hidrocentralet e vogla, të cilat planifikohet të ndërtohen në rajonin e Gorës së Dragashit, do të ndikonin pozitivisht në mjedis, duke e përmirësuar dukshëm infrastrukturën lokale dhe mbrojtjen e lumenjve nga ndodjet. Njëkohësisht, këto minihidrocentrale do të ndikonin pozitivisht edhe në aspektin social, sepse një numër i konsiderueshëm punëtorësh do ta siguronin nga një pagë solide. Këto ishin vlerësimet që dhanë përfaqësuesit e kompanisë që planifikon ndërtimin e këtyre hidrocentraleve të vogla në këtë trevë të varfër të Dragashit, në një debat publik që organizuan të hënën, në sallën e Kuvendit komunal. Mendim të njëjtë kishin edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit hapsinor, përkrahës të këtij projekti, e të cilët ishin prezent në këtë debat.
Zeqir Shamolli, përfaqësues i kompanisë “Eurokos & Loreno Consulting”, i cili tashmë ka marrë pëlqimin nga Kuvendi komunal i Dragashit, bëri të ditur se do të ndërtohen gjithsej gjashtë hidrocentrale të vogla, në rrjedhën e lumit Bord dhe në atë të Restelicës. Që të gjitha këto do të arrijnë kapacitetin prodhues, pak më shumë se 10 Megavat (MW) energji elektrike në orë. Saktësisht 5432 KW në lumin e fshatit Brod dhe 4955 KW në lumin e fshatit Restelicë. “Ky projekt është ekologjik, sepse do të bëhet pastrimi i lumenjve të këtyre dy lokaliteteve, e që me këtë implementohet edhe Marrëveshja e Kyotos, pjesë e së cilës është edhe Kosova. Ndërkaq, në aspektin social, ndërtimi i këtyre hidrocentraleve do të hap mjaft vende pune për banorët lokalë, si në fazën e ndërtimit ashtu edhe gjatë fillimit të prodhimit të energjisë elektrike”, ka sqaruar Shamolli, duke apostrofuar se përparësi për punësim do të kenë punëkërkuesit në afërsi të këtyre lokaliteteve.
 
 
Share