• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Helmohen 14 nxënës me ëmbëlsira serbe!

takovo__embelsiraDragash
- Katërmbëdhjetë filloristë të shkollës nëntëvjeçare “28 Nëntori”, në Bresanë të Opojës, të enjten janë dërguar me autoambulanca në Spitalin Rajonal të Prizrenit, me dyshimin se janë helmuar me ushqim. Ajet Reshiti, drejtor i kësaj shkolle, ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur kur njëri prej nxënësve kishte pasur datëlindjen dhe shokëvë të klasës u kishte blerë nga një tortë për t’i qerasur. “Njëri prej nxënësve ka pasur datëlindjen dhe, me dëshirën për t’i qerasur bashkëmoshatarët e klasës, u kishte blerë nga një tortë. Me të marrë informacionin nga kujdestari se tek nxënësit e kësaj klase janë paraqitur simptomet e helmimit, ne morëm të gjitha masat për dërgimin e tyre në QMF-në e këtij fshati, ku nxënësit morën ndihmën e parë, për tu dërguar më pasë me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim të mëtejmë", ka thënë Reshiti, duke saktësuar se ëmbëlsirat që kanë konsumuar nxënësit ishin torta të markës “Takovo”, të prodhuara në Serbi.
Dr. Fehim Sadiku, i cili i ka trajtuar këta nxënës, thotë se nxënësit kanë ardhur në QMF me simptoma të helmimit dhe menjëherë janë dërguar për trajtim të mëtejmë në Spitalin e Prizrenit. “Pasi konstatuam se nxënësit janë helmuar, ne me urgjencë i kemi dërguar në Repartin infektiv të Spitalit Rajonal të Prizrenit, ku edhe i janë nënshtruar trajtimit mjekësor”, ka thënë Sadiku.
Kujdestari i klasës, Samidin Dauti, i cili i ka shoqëruar nxënësit për në Spitalin e Prizrenit, ka konfirmuar se shkas i këtij helmimi ka qenë pikërisht ky lloj i produktit serb. “Konsumimi i kësaj torte ka qenë shkas i helmimit. Ndonëse ajo nuk ishte me afat të skaduar, kundërmonte një erë të rëndë. Për fat të mirë jeta e nxënësve tashmë nuk është në rrezik”, ka thënë Dauti.
Lajmin për helmimin e këtyre nxënësve, Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Dragash e ka shpërndarë gjithandej, duke e cilësuar si një argument shtesë, në fushatën që po bën kjo lëvizje për injorimin e produkteve serbe nga konsumatori shqiptar. “Përveç dëmit ekonomik që po i sjell vendit tonë konsumimi i produkteve serbe, të cilat ne do të vazhdojmë t’i refuzojmë, lejimi i qarkullimit të tyre në treg nënkupton edhe pranimin me vetëdije të rrezikut real dhe të cenimit të shëndetit publik, ashtu siç ndodhi me fëmijët në fshatin Bresanë”, thuhet në komunikatën e “Vetëvendosjes”, në të cilën kërkohet nga organet e rendit që të nisin menjëherë hetimet për këtë rast si dhe fillimin e ndjekjes penale ndaj importuesve vendor të këtyre produkteve.
 
 
Share