• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Kryeministri Thaçi qëndroi në Dragash

thaci_jenuziDragash
- Drejtuesit e degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Dragash, në shënimin e 12-vjetorit të themelimit të saj, vlerësuan se ky subjekt politik ka bërë shumë punë të mira për banorët e kësaj komune, në veçanti gjatë kohës kur ajo është duke drejtuar këtë Komunë. Duke i përgëzuar anëtarët dhe simpatizantët e këtij subjekti politik, për angazhimin e gjertanishëm, lideri i PDK-së dhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, ka përgëzuar drejtuesit dhe anëtarët e subjektit të tij në Dragash për punën që kanë bërë gjerë më tani. “Ju keni bërë shumë punë për tua lehtësuar jetën të gjithë qytetarëve të kësaj ane, si dhe në ruajtjen e stabilitetit politik dhe të sigurisë në këtë komunë shumetnike. Ndërtimin e një shteti demokratik ua kemi borxh të gjithë atyre që kanë sakrifikuar shumë për lirinë e vendit, në veçanti bijve tanë më të mirë që dhanë edhe jetën e tyre për ta parë atdheun të lirë. Ishte ky rrugëtimi ynë i përbashkët, ishte një histori e përpjekjeve tona të përbashkëta në realizimin e vizionit tonë drejt sukseseve të arritura”, ka thënë të shtunën në Dragash lideri i PDK-së, i cili shoqërohej edhe nga ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj dhe zyrtarë të tjerë të PDK-së. Numri një i PDK-së tha se ky rrugëtim ka qenë mjaft i mundimshëm, ngase  kjo parti është përballur me shumë sfida, rënie e ngritje. Por, duke punuar bashkërisht, ka arritur suksese të lakmueshme edhe atëherë kur për të tjerët kjo dukej e pamundur. “Të arriturat e gjertanishme nuk kanë qenë të lehta. Ato janë arritur pas një pune të sinqertë, vetëmohuese dhe korrekte. Mu për këtë, kemi fituar besimin e qytetarëve për ta qeverisur vendin. Tani, detyrë e jona parësore, është që të arsyetojmë këtë besim, me qëllim që ata mos t’i zhgënjemë”, ka thënë kryeministri Thaçi, i cili përmendi edhe investimet kapitale që kjo qeveri, e drejtuar nga ai ka realizuar. “Investimet kanë prekur çdo cep të vendit dhe do të vazhdojnë më fuqishëm edhe në të ardhmen, ngase qytetarët meritojnë një jetë më të mirë”, vazhdoi Thaçi fjalimin e ti para simpatizantëve të vet, ku përmendi edhe rritjen e premtuar të pagave, duke u shprehur se tëra kjo është bërë për t’ia kthyer dinjitetin arsimtarit, mjekut, policit, invalidit të luftës dhe familjarëve të dëshmorëve. “Për shumëkënd, rritja e pagave ishte e pamundur. Madje edhe iu dukej qesharake, por ne këtë e bëmë dhe nuk patëm pasoja, ashtu siç pritnin rivalet tanë politikë”, është shprehur në fund kreu i PDK-së.
Ndërkaq, Salim Jenuzi, kryetar i degës së PDK-së, njëherësh edhe kryetar i Komunës së Dragashit, foli për arritjet e gjertanishme të kësaj dege, duke u fokusuar, në veçanti, në sukseset e arritura të kësaj Komune, gjatë qeverisjes nga PDK-ja.
 
 
Share