• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Thaçi përuroi bulevardin Prizren - autostradë

thaci_mujaPrizren
- Kryeministri, Hashim Thaçi, përuroi të martën dy rrugë të reja në qytetin e Prizrenit, ndër të cilat njëra që i takon kategorisë Bulevard, nga qyteti gjer në afërsi të autostradës. I shoqëruar edhe nga ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, dhe kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, kryeministri preu fillimisht shiritin në rrugën “Tahir Sinani”, në dalje të Prizrenit në drejtim të Vërmicës, e më pas edhe në rrugën që lidh Prizrenin me fshatin Hoçë e qytetit.
Me këtë rast, Thaçi tha se Prizreni po merr pamjen e një qyteti modern, i cili po bëhet shembull edhe për qytetet tjera të Kosovës. “Qyteti i Prizrenit po ndryshon për të mirë. Po ndryshon për të mirë edhe jeta e qytetarëve të Prizrenit. Me këtë lloj infrastrukture do të rritet mirëqenia sociale si dhe do të krijohen vende të reja pune”, tha kryeministri, duke shtuar se Prizreni e ka fatin që ndodhet afër autostradës, ku më 12 nëntor do të hapen për qarkullim 38 kilometrat e parë të saj. Pos kësaj, kryeministri Thaçi bëri të ditur se për impiantin e përpunimit të ujërave të zeza për qytetin e Prizrenit, do të ndahen mbi 22 milionë euro dhe se Prizreni do të jetë qyteti i parë me një projekt të tillë.
Nga ana tjetër, kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, vlerësoi se këto rrugë të reja do të ndihmojnë qytetin që të shkarkohet nga komunikacioni i rënduar në këtë aks. “Ta gëzojnë të gjithë ata që do ta shfrytëzojnë këtë rrugë, e cila është ndër më modernet në ditët e sotme. Është një rrugë për tu mburrur, por uroj që shfrytëzuesit t’ia dinë vlerën dhe mos të dalin jashtë rregullave të komunikacionit”, tha Muja.
 
 
Share