• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Prizreni dyfishoi përkrahjen për bujqit!

prizren_gruriPrizren
- Për të rritur sipërfaqet e mbjella me grurë, Prizreni këtë vjeshtë dyfishoi sasinë e farës së grurit, të shpërndarë në formë subvencioni për fermerët e kësaj ane. Nga 150 tonë farëra, kanë përfituar 980 bujq, të cilët, varësisht nga sipërfaqet e tokës, morën nga 120-160 kilogramë farë, e që në total shërben për të mbjellë rreth 800 hektarë tokë.
Nga fondet komunale të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural janë siguruar rreth 150 tonë farë, që përbën dyfishin e sasisë së shpërndarë gjatë vitit të kaluar në mënyrë lineare për aplikuesit, për të cilët ishin ndarë 60 tonë apo nga 100 kg. Komuna e Prizrenit, këtë vjeshtë ka lëvruar një fond prej 90 mijë euro, për të përkrahur me farëra gruri bujqit, të cilët mbjellin kulturën më tradicionale. Nga afro 10 mijë hektarët tokë të punueshme, sa vlerësohet të ketë në komunën e Prizrenit, rreth 4.500 hektarë sivjet parashihet të mbillen me grurë. Këtë vjeshtë, një sipërfaqe e vogël, rreth 200 ha,do të mbillet me elb vjeshtor dhe perime.
Bashkëpunëtori profesional në Drejtorinë e Bujqësisë, Jakup Kastrati, tha se këtë vit sasia e ndihmës që sillet nga 120 deri 160 kilogram për bujk është dyfishuar, ndërsa fara e subvencionuar mjafton për mbjelljen e rreth 800 hektarëve me grurë. Ai shtoi se tashmë janë mbjellë dy varitetet sllovene: “Lenta” dhe “Luna”, të licencuara nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës. “Këto janë mundësitë e Komunës. Sido që të jetë, kjo është një përpjekje që tregon se, përkundër mungesës së mjeteve, vullneti për subvencionim të bujqve nuk mungon dhe se me përkrahje të ministrisë përkatëse, në të ardhmen do të shtohet subvencionimi”, tha Kastrati. Sipas Kastratit, me fondin e ndihmës për fermerë, sivjet parashihet që sipërfaqet me grurë të shtohen edhe për 100 hektarë. Ndërkaq, fermerët prizrenas thanë se këtë vit janë rritur shpenzimet. Sipas tyre, për mbjelljen e një hektari me grurë, bujku shpenzon deri në 500 euro, para, të cilat vështirë i fiton.
Në rritjen e sipërfaqeve të mbjella me grurë në komunën e Prizrenit edhe ngritja bukur e lartë e çmimit të grurit, në fillimit të këtij viti që është reflektuar në shtrenjtimin gati dyfish të çmimit të bukës, nga 0.25 cent në 0.45 euro cent. Në depot e Prizrenit, Rahovecit dhe të Malishevës farëra e plehra ka në sasi të mjaftueshme, por që bujqit dhe vetë zyrtarët lokalë për Bujqësi, pranojnë se ato shiten kundrejt një çmimi tepër të shtrenjtë.
Ndryshe, rajoni i Prizrenit, sikurse edhe tokat fqinje të Suharekës dhe Rahovecit, njihen si ndër më të mirat në vend sa i përket prodhimeve bujqësore, përfshirë edhe grurin. Varësisht nga kushtet atmosferike, rendimentet mesatare të kësaj kulture arrijnë deri në 5.500 kilogramë grurë për një hektar.
 
 
Share